osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë: Çfarë pritet për Shqipërinë dhe Ballkanin?

Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë: Çfarë pritet për Shqipërinë dhe Ballkanin?

Më 20 janar Donald Trump do të bëjë betimin si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të ri, 4 vite pasi humbi zgjedhjet përballë Joe Biden.

Rikthimi i Trump nuk është vetëm një interes i brendshëm amerikan, por ka krijuar pritshmëri të ndryshme në çdo cep të botës, për rëndësinë e rolit që kanë SHBA-të në arenën ndërkombëtare, por jo pak dhe për shkak të profilit atipik dhe gjuhës politike që përdor presidenti republikan.

Analistët ndërkombëtarë kanë nisur të bëjnë parashikimet për ndikimin e presidencës së tij që nga Lindja e Mesme, konfliktet ushtarake në Ukrainë e Gaza, apo të ngrenë pikëpyetje për të ardhmen e aleancës së NATO-s e marrëdhënieve të SHBA-ve me Bashkimin Europian.

Edhe pse retorika politike e Trump ka ngjallur shpresat tek forcat politike të djathta konservatore në Europë e më gjërë, fitorja e tij në Tiranë u prit njësoj me entuziazëm si nga opozita që identifikohet me ideologjinë konservatore ashtu dhe nga e majta në pushtet.

Gjatë administratës së Joe Biden, kreu i opozitës Sali Berisha u shpall ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit ndërsa pritet të dalë para gjykatës me akuzën e korrupsionit, por partia e tij shpreson se me administratën e re do të revokohet ‘non grata’ .

Nga ana tjetër edhe kryeministri Edi Rama, një ish-kritik publik i Trump, e sheh veten si partner të përshtatshëm për administratën e re. Ndërkohë qeveria e tij po i hap udhën planeve të dhëndrit të Trump, Jared Kushner, për ndërtimin e resorteve turistike ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri.

A do të ndryshojë qasja ndaj politikës shqiptare?!

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare ndahen në parashikimet për ndikimin e drejtpërdrejte që mund të ketë administrata e re amerikane në politikën shqiptare, por bashkohen në pikën që Shqipëria duhet të ruajë marrëdhëniet e mira që ka me SHBA-të dhe të synojë forcimin e tyre me administratën e Trump.

Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm nën qeverisjen e socialistëve, thotë se për Shqipërinë partneriteti strategjik me SHBA-të është i pazëvendësueshëm pavarësisht ndryshimeve politike.

“Ajo çka dimë nga eksperienca e shkuar jo domosdoshmërish mund të shërbejë si udhërrëfyes për katër vitet e ardhshme, pasi rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë është konfirmim i një botëkuptimi të ndryshëm nga ai që jemi mësuar që prej rënies së Murit të Berlinit”- i tha ai BIRN-it duke shtuar se “pavarësisht qasjeve të ndryshme, SHBA-të do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në çështjet e sigurisë dhe sundimit të së drejtës në Shqipëri”.

Ndërsa për Bushatin ndikimi në politikën shqiptare mund të shihet pas disa viteve dhe në varësi me ndikimin që do të ketë në spektrin politik në Europë.

“Në kontekstin politik shqiptar kjo është si të kërkosh eskimezë në shkretëtirë”- e perifrazon ai ndikimin që mund të prodhojë ‘gara’ mes dy palëve për të lobuar në mënyrë të njëanshme në administratën e re amerikane.

Megjithatë, ai thotë se, “duhet pranuar se nuk jemi një rast përjashtimor pasi në Europë po shohim një garë mes partive të spektrit konservator për t’u konsideruar si partnerë të Trumpit shoqëruar me kritika të ashpra nga Elon Musk ndaj partive tradicionale në vendet kyçe të Europës”.

Kjo, sipas Bushatit, “do të thotë se spektri politik i pas disa viteve mund të jetë mund të jetë krejt i ndryshëm nga ai që jemi mësuar ne, si pasojë e ndikimit amerikan në Europë”.

Rrezikimi i balancave në Ballkan dhe roli i Shqipërisë në çështjen e Kosovës

Pritshmëria për administratën e Trump ka dhe në rajonin e Ballkanit dhe angazhimi i saj për një zgjidhje përfundimtare të dialogut të zgjatur mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Brukselit.

Gjatë mandatit të parë, i dërguari special i SHBA Richard Grenell dhe këshilltari i sigurisë kombëtar të Trump, Richard O ‘Brien ndërmjetësoi një marrëveshje mes udhëheqësve serbë dhe kosovarëve që vetë presidenti e pagëzoi si “historike” dhe u firmos në zyrën e tij.

Marrëveshja ishte kryesisht për çështje ekonomike, ndërsa çështjet e ndjeshme politike mes dy vendeve vijojnë të mbeten në tavolinë, ndërsa incidentet në kufirin mes dy vendeve i rrezikojnë seriozisht rezultatet e këtyre negociatave.

Pyetja në Ballkan është si do të ndikojë administrata e Trump në balancat e brishta në Ballkan dhe dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa për Shqipërinë si anëtare e NATO-s çfarë roli mund të luajë në këtë drejtim.

Për Bushatin situata në rajon është e lidhur me marrëdhënien mes BE-së dhe SHBA-së.

“Një dobësim i lidhjes euro-atlantike nuk është ogur i mirë për rajonin tonë, ku SHBA-të konsiderohen si garantues të perimetrit të sigurisë, ndërsa europianët “alergjik” ndaj forcës. Mbetet të shihet nëse administrata Trump do të ekspozojë më tej dobësitë e BE-së apo do të nxisë një riorganizim europian në një shkallë më të gjerë”- thotë ai.

Sipas ish ministrit nga kjo do të varet edhe ecuria e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe e ardhmja e rajonit tonë.

Për Bushatin tabloja e Ballkanit është e tillë ku; “Serbia kërkon të përfitojë nga rrethanat gjeopolitike që shtyjnë drejt një rendi të ri botëror. Shqipëria jeton me ankthin e pranisë në tryezën ku supozohet se do të formatohet rendi rajonal. Ndërsa Kosova këmbëngul për të mos vendosur në kolateral shtetësinë e saj si një prej produkteve më simbolike të rendit të tanishëm, themelet e të cilit kanë kohë që lëkunden”.

Në këtë situatë ai nuk sheh ndonjë rol të madh të Shqipërisë për shkak të gabimeve në politikën e jashtme.

“Shqipëria ka humbur një nga asetet kryesore të politikës së jashtme, peshën dhe influencën ndaj shqiptarëve në rajon, dhe duket sikur e kompenson atë me organizimin e takimeve ndërkombëtare”- thotë Bushati, duke shtuar se nga ana tjetër, “Serbia ka shfryëzuar mjeshtërisht luftën në Ukrainë, duke mbajtur larg presionin e perëndimit për t’u bashkuar me sanksionet ndaj Rusisë, dhe duke fituar para nga shitja e armatimeve me destinacion Ukrainën”.