Drejtorja e Komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Alyssa Farah ka dhënë dorëheqjen, duke qenë kështu i disati emër në kohë të ndryshme që heq dorë nga Trump.
Polemikat mbi zgjedhjet presidenciale të SHBA më 3 nëntor vazhdojnë dhe disa zyrtarë në administratën aktuale po japin dorëheqjen.
Në një deklaratë duke deklaruar se ajo po jepte dorëheqjen, Farah tha se ajo mori vendimin për t’u përqëndruar në projekte të reja dhe tha se ajo ishte mirënjohëse ndaj Trump-it për besimin që i kish dhënë.
Një deklaratë e shkurtër nga Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Farah kishte dhënë dorëheqjen, por asnjë koment nuk u dha në lidhje me zgjedhjet.
Farah ishte më parë një zëdhënëse e Pentagonit dhe ajo u emërua në këtë pozicion në prill.