osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Trump letër Thaçit, paralajmëron marrëveshje historike me Vuçiç

Trump letër Thaçit, paralajmëron marrëveshje historike me Vuçiç

Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një letre, u ka kërkuar liderëve politikë në Kosovë që të kenë unitet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Letrën e ka publikuar Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në “Facebook”. Në të thuhet se kjo marrëveshje është një mundësi për Kosovën dhe humbja e saj do të ishte kthim mbrapa për një kohë të gjatë.

Letrën presidenti kosovar e ka publikuar të plotë, duke i bashkangjitur një përshkrim të saj, ndërsa Trump paralajmëron marrëveshje historike mes Thaçit e Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë.

“Liria dhe pavarësia e Kosovës, janë rezultat i luftës sonë të drejtë dhe përkrahjes së aleatëve tanë strategjikë ndërkombëtarë. Realizimi i synimeve tona për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB është i pamundur pa përkrahjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare.

Kosova është e bekuar që gëzon mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve dhe të popullit amerikan. Bashkëpunimi dhe miqësia jonë është e përhershme dhe reciproke. Mirëpo, ne duhet të dimë ta ruajmë dhe forcojmë këtë partneritet që kemi. Respekti dhe ndihma duhet të jenë reciproke dhe jo të njëanshme. Prandaj, është detyrim yni që t’i përgjigjemi pozitivisht thirrjeve dhe kërkesave miqësore, që vinë nga SHBA-të. Një kërkesë e tillë miqësore, por në të njëjtën kohë shumë serioze, më është bërë drejtpërsëdrejti nga Presidenti i SHBA Donald Trump.

Në këtë letër, Presidenti Trump, ndër të tjera kërkon nga unë dhe liderët e Kosovës që ta shfrytëzoni këtë momentum unik që të flisni me një zë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë. Humbja e kësaj mundësie të krijuar, do të ishte kthim mbrapa, sepse një mundësi e tillë vështirë se mund të përsëritet për një kohë të gjatë.” Më poshtë mund ta lexoni në tërësi përmbajtjen e letrës së dërguar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump”, shkruan Thaçi në Facebook.