osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Trump komenton për strategjinë e tij për tregje të lira: Ja se si do të funksionojë

Trump komenton për strategjinë e tij për tregje të lira: Ja se si do të funksionojë

Ndërsa vazhdojnë shqetësimet lidhur me mosmarrëveshjet ekonomike me partnerët e kryesorë tregtarë të Shteteve të Bashkuara, Presidenti Donald Trump foli për strategjinë e tij të tregjeve të lira, në takimet që pati këtë javë në shtetet amerikane Ajova dhe Illinoi.

Presidenti Trump u përpoq t’i bindëte pjesëmarrësit në takimin e Ajovës, ku fermerët, shumë prej të cilëve e mbështesin atë, janë prekur nga tarifat e reja ndaj sojës dhe produkteve të tjera. Tarifat u vendosën nga Kina, si përgjigje ndaj tarifave të reja të vendosura ndaj mallrave kineze nga presidenti amerikan.

“Ne e hapëm tregun europian dhe kjo ka për të qenë diçka shumë e mirë për ta e për të gjithë ne, për fermerët tanë, sepse ka vetëm një treg të madh për të gjithë,” – tha Presidenti.

Zoti Trump tha se Europa “ka rënë dakord, thuajse menjëherë, të blejë sasi të mëdha të sojës, ngaqë Kina u përpoq ta dëmtonte fermerin amerikan.

Presidenti nuk dha hollësi për atë që ai tha se ishte një letër me një objektiv të caktuar e Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, ndërkohë që Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin e cilësoi paktin “marrëveshje në parim”.

Një ditë para takimit në Zyrën Ovale mes Presidentit Trump dhe zotit Juncker, Departamenti amerikan i Bujqësisë njoftoi se ka caktuar një fond prej 12 miliardë dollarësh për t’u ardhur në ndihmë fermerëve amerikanë të prekur nga tarifat.

“Është pikëpamja e administratës, që bujqësia ka qenë objekt hakmarrjeje, si rezultat i veprimeve tona me synimin për të zbutur pabarazitë në tregti. Kjo është arsyeja që Presidenti dhe Sekretari i Bujqësisë e krijuan këtë program.”– tha një zyrtar i tregtisë.

Megjithatë, disa fermerë thonë se ndihmat financiare nuk do të mund të lehtësojnë ndikimin afatgjatë që do të kenë tarifat e reja ndaj të ardhurave të tyre.

“Për mua, kjo është një humbje e madhe, jo vetëm se ka rënë çmimi i produkteve tona, por ngaqë do të humbin tregjet”,- tha një fermer.

Presidenti Trump u takua edhe me punëtorët e uzinës së çelikut në Granite City, të Illinoit, të cilëve u tha se administrata e tij kishte marrë “masat më të ashpëra në vite, si përgjigje ndaj praktikave tregtare abuzive të Kinës.”(voa)