1xbet betist supertotobet
konya escort
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
grandpashabet grandpashabet giriş cratosroyalbet betwoon maxwin ramadabet dedebet damabet anadoluslot trwin
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Trudeau i përgjigjet Trump me të njëjtën monedhë per tarifat: SHBA-ja po qetëson Putinin! Trump e kërcënon: Dikush t’i shpjegojë guvernatorit të Kanadasë që…

Trudeau i përgjigjet Trump me të njëjtën monedhë per tarifat: SHBA-ja po qetëson Putinin! Trump e kërcënon: Dikush t’i shpjegojë guvernatorit të Kanadasë që…

Kanadaja do të zbatojë tarifa prej 25% ndaj importeve amerikane në vlerë prej 155 miliardë dollarësh, ka bërë të ditur të martën në një konferencë për media, kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

Duke folur nga Otava, Trudeau ka thënë se nuk ka “absolutisht asnjë justifikim apo nevojë” për tarifat e vendosura nga SHBA-ja ndaj Kanadasë, të cilat kanë hyrë në fuqi sot, raporton CNN.

Ai madje ka deklaruar se SHBA-ja po përpiqet ta qetësojë Putinin teksa shteteve fqinje u shpall luftë tregtare.

“Shtetet e Bashkuara nisën një luftë tregtare kundër Kanadasë, partnerit dhe aleatit të saj më të ngushtë, mikut të tyre më të ngushtë. Në të njëjtën kohë ata po flasin për të punuar pozitivisht me Rusinë, duke qetësuar Vladimir Putinin: një diktator gënjeshtar, vrasës”, ka thënë Trudeau.

Kryeministri ka shpjeguar se mallrat amerikane me vlerë 30 miliardë dollarë do të kenë tarifa menjëherë, ndërsa mallrat e mbetura me vlerë 125 miliardë dollarë do të kenë tarifa brenda 21 ditësh.

“Kanadezët janë të arsyeshëm dhe ne jemi të sjellshëm. Por ne nuk do të tërhiqemi nga një luftë. Jo kur vendi ynë, dhe mirëqenia e të gjithëve në të është në rrezik”, është shprehur ai.

Trudeau ka shtuar se Kanadaja do të paraqesë pretendime në Organizatën Botërore të Tregtisë, por ndërkohë, tarifat e saj do të mbeten në fuqi derisa tarifat e SHBA-së të tërhiqen.

Presidenti, Donald Trump nuk ka vonuar për t’iu përgjigjur kryeministrit kanadez Justin Trudeau, duke ironizuar vendimin e Kanadasë për tu përgjigjur me tarifa.

“Ju lutemi shpjegojani “Guvernatorit” Trudeau, të Kanadasë, se kur ai vendos një tarifë hakmarrëse për SHBA-në, tarifa jonë reciproke do të rritet menjëherë me një shumë identike!”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Titulli “Guvernator” është përdorur nga presidenti amerikan që nga marrja e detyrës pasi ai ka përsëritur disa herë që dëshiron që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së, diçka që Trudeau e refuzoi ashpër në konferencën e tij për shtyp.