osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Tronditja e dy kërriçave… kur dëgjuan Lulin që ua kalonte në pëllitje

Tronditja e dy kërriçave… kur dëgjuan Lulin që ua kalonte në pëllitje

Nga Anri Bala

Dje, protestuesve të PD dhe LSI i kanë dalë në krahë edhe dy kërriça, ose “viska” sikurse i quan populli gomerët e vegjël. Sikur të mos mjaftonin krriçat që ndodhen me bollëk pazarit, kërriçat e opozitës së rrugës kishin një funksion të veçantë, t’i bënin karshillik Lul Bashës. Shkodranët e dinë më së miri se çfarë do të thotë “zog gomarit”, kurse ato që i kishin sjellë brenda në protestë ose nuk e dinë ose ishin të “infiltruar” e Rilindjes.

Shumë prej protestuesve ngelën të habitur nga pjesmarrja e kafshëve në protestë, sepse protesta është për njerëz që flasin dhe ankohen… protestojnë për të mos heshtur kur e ndjejnë se po dhunohen e dhunimi sipas etalonit të tyre. Por protestuesit e veçantë i futën në mendime shumë nga qytetarët që ishin aty.

Nuk ka asgjë të keqe të protestojnë dhe kafshët, por vendi ishte i gabuar! Ata ishin në vendin e gabuar, sepse duheshin të ishin në tribunë, aty ku nuk protestohet por “pëllitet”. Kryepëllitsi mbajti fjalimin e dhjetë, me të njëjtin refren, me të njejtin zë dhe me të njëjtën melodi, ku thirrjet e tij “Rama Ik” dhe lutjet e tij ndaj qytetarëve të ardhur aty për motive të tjera, se duhet të bërtisnin më fort… ishte një tallje.

Ndoshta, ndaj qytetarët kishin sjellë kërriçat, që “ou-t”  e Lulit të gjenin jehonë me “uo-t”e dy gomerëve. Mirëpo për dreq, as ato nuk bindeshin dhe rrinin si të hutuar tek dëgjonin përsëritjen e këngës së tyre, e u dukej sikur ky ishte vëllai që hante ferra çdo ditë me ta dhe ndjente kënaqësinë e të ushqyerit megjithëse gjuhën i’a bënin copë gjembat.

Përsëritja e të njëjtës melodi, i të njëjtit refren, kur nuk tha asgjë… klasifikohet pëllitje. Ndaj ka ardhur koha që Lulzim Basha të mësoi këngë tjetër ose t’i bashkohet racës që nuk ka lidhje me protestuesit, që nuk ka lidhje me hallet e pëllitësve, por me ato të njerëzve. Luli i pastër, që flet gjithmonë për fitore, kur kurrë nuk ka fituar as edhe një përballje të vetme në drejtimin e partisë demokratike, duhet të ndaloi pëllitjet dhe të mësoi të flasë.

Kurrë nuk do ta mendoja, se qytetarët shkojnë në protestë për të dëgjuar këngën e përditshme të gomerëve, as meloditë shurdhuese të papagallëve. Qytetarët janë aty, sepse shumë prej tyre duan zgjidhje për një jetë më të mirë, për një ta ardhme më të mirë të fëmijve të tyre.

Sjelljet e Lulzimit janë vërtetë të paimagjinueshme për një njeri me kartel “Normal”. Guximi për ta veshur veten me atributet e moralit të pastër të politikanit, është fyerje për gjithë ata shqiptarë që e njohin mirë Lulzim Bashën, që ndërroi tre ministri, duke lënë pas tre “batërdi”: Vjedhje spektakolare milionash, krijimin e republikës së hashashit si një vendim politik të Berishës dhe urdhërimin për vrasjen e qytetarëve, kur ligji dhe Kushtetuta e kishin vënë në detyrën e mbrojtjes së jetës së çdo shtetasi të këtij vendi.

Kjo është një nga arsyet që Luli nuk flet, por pëllet! Kjo është një nga arsyet, se Luli kurrë nuk mund të drejtoi si lider, vetëm nëse dy kërriçat kthehen në qenie njerëzore. Lulin s’ke ku e kap e s’ke ku e shqep, sepse këto nuk janë asgjë me ato që ka bërë dhe vazhdon të bëjë.

Nxirja e Shqipërisë nga një politikan i sterrosur prej korrupsionit, vjedhjet, vrasjet, tradhëtitë ndaj atdheut me vendim të Gjykatës Kushtetuese, pastrimit dhe abuzimit me paratë e Shqiptarëve për të lobuar kundër Shqipërisë me lobues rus dhe kundërshtia e tij dhe e pëllitësave si puna e tij kundër integrimit të Shqipërisë, janë krime të tjera, që ai ka bërë duke mos kuptuar se çfarë bënë… si çdo gomar i sojit njerëzor.

Por ajo që meriton vëmendje është shoku që pësuan dy kërriçat, të cilët u habitën, se paska edhe mes njerëzve pëllitës që ua kalojnë racës së tyre të veçantë në këtë fushë. Të jeni të sigurtë, që ato kafshë të gjora, janë lemerisur dhe kurrë nuk do jenë pjesë e protestës së radhës së opozitës. Por ama, vend në tribunë e udhëheqësve do gjejnë, e do jenë të mirëpritur mes sivëllezërve të tyre dhe kryetarit… kryepëllitësit humbës brilant./Ekskluzive.al