Një automjet është konstatuar i fundosur mëngjesin e sotëm në rezervuarin e Çekrezës në Tiranë. Dy viktima janë gjetur në vendngjarje. Mësohet se viktimat janë Erion Muço, 22-vjeç dhe F.Gjinaj, 20-vjeçe.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:
Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.