Duket se Shqipëria nuk do të gjejë qetësi nga vrasjet. Në vetëm pak minuta janë raportuar tre gjendje të rënda, ku si pasojë kanë mbetur viktima katër shtetas.
KAVAJE
Altin Rexha dhe Edmons Gosa, janë dy shtetasit që i morën jetën njëri-tjetrin pas një konflikti të çastit në qytetin e Kavajës.
Ngjarja e rëndë u regjistruan pak minuta më parë në afërsi të stadiumit të Kavajës.
Mësohet se shtetasi Altin Rexha nga Kukësi ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në drejtim të shtetasit Edmond Gosa nga Kavaja, ndërsa ky i fundit e ka goditur me thikë.
Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit kanë ndërrruar jetë në spital.
ELBASAN
Një plagosje me thikë u raportua pak minuta më parë në Elbasan. Dy të rinj janë konfliktuar me njëri – tjetrin dhe sherri degradoi me përdorimin e thikës.
Personi i plagosur, Sali Hajdari 33-vjeç u dërgua në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetoi plagëve të marra.
Viktima ishte goditur në zemër.
MAT
Gjendet i vdekur në përrua një i ri.
Burime informojnë se sot rreth orës 17.45, është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German, A.M., 36 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij, A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.