Tre plumba ka marrë 52-vjeçari që u plagos mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ndërkohë bëhet me dije se ai është plagosur nga forcat RENEA gjatë operacionit për arrestimin e tij.
Mësohet se i plagosur ka mbetur 52-vjeçari Ardjan Narkaj, i cili ka marrë një plumb në kofshë, një në gjoks dhe një në parakrah.
Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Shkodrës, i plagosuri është nisur me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë.
Narkaj është një person i shpallur në kërkim, pasi është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në viti 2008 në Malësinë e Madhe. Ngjarja ndodhi në fshatin Bratosh, ku viktimë mbetën Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota. Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga Policia.