Paraqitja e Leo Messit sot kundër Girona është në dyshim sepse së fundmi po raportohet se i ka vdekur një i afërm.
Sot në orën 20:45 luhet derbi katalanas midis FC Barcelona dhe Girona në “Camp Nou” por gazeta “Mundo Deportivo” ka zbuluar lajmin e hidhur për familjen e Messit.
5 herë fituesit të “Topit të Artë” i ka vdekur gjyshi i tij, Antonio Cuccittini, i cili ishte 80 vjeç dhe jetonte në Rosario në lagjen ku Leo Messi u rrit.
Në Spanjë kanë filluar spekulimet ku thonë se Leo Messi nuk do luajë sonte kundër Girona dhe do udhëtojë për në Argjentinë, por akoma nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga klubi ose nga burime te tjera që e konfirmojnë këtë.