Një shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Athinë. Mediat greke shkruajnë se ngjarja e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në një kafene në rrugën 104 Liosion, në zonën e Agios Panteleimon të kryeqytetit grek.
Shqiptari ndodhej brenda në bar kur një person ende i paidentifikuar është afruar dhe e ka qëlluar dy herë në kokë dhe një herë në zonën e barkut.
Më pas, ai është larguar në drejtim të paditur, ndërsa shqiptari është dërguar me auto-ambulancë për në spital. Fatkeqësisht ai ndërroi jetë rrugës. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, apo aktiviteti me të cilin ai merrej, që mund të ketë sjellë dhe vrasjen e tij.
Sipas mediave greke Agios Panteleimon është një zonë që kontrollohet nga bandat.