Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak të Salvadorit në Paqësor, mes tyre edhe djali i ministrit të Mbrojtjes.
Në një deklaratë nga Forcat e Armatosura të Salvadorit thuhet se avioni ushtarak u rrëzua 3 milje detare nga brigjet e Paqësorit për arsye ende të panjohura.
Në deklaratë thuhet se trupat janë gjetur dhe se një nga të vdekurit është Gerardo Merino, djali i ministrit të Mbrojtjes, Francis Rene Merino Monroy. Siç njoftohet më tej, avioni ka qenë në krye të detyrës në zonën bregdetare kur është rrëzuar. Presidenti i Salvadorit Nayib Bukele i ka dërguar mesazh ngushëllimi ministrit të Mbrojtjes Monroy.