osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Trondit “New York Times”: Serbia po jep armë për Ukrainën, Kievi po merr armatim modern nga NATO

Trondit “New York Times”: Serbia po jep armë për Ukrainën, Kievi po merr armatim modern nga NATO

Sipas prestigjiozes “New York Times”, furnizuesit amerikanë të armëve janë lidhur me fabrikat e municionit në Evropën Lindore për një kohë të gjatë me qëllim që të ndihmojnë palën ukrainase në luftën kundër Rusisë. Një nga vendet prej nga vijnë armët në front është Serbia.

Në artikull thuhet se një nga kompanitë amerikane të përfshira në evidentimin e fabrikave që mund të prodhojnë armë dhe municione është “Florida Ultra Defense”, e cila bashkëpunon me prodhuesit e armëve në Rumani, Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Sllovaki, Republikën Çeke dhe Bullgari.

Lidhja e “Florida Ultra Defense” me shtetet ballkanike në transportin e armëve
Këto vende ofrojnë rreth 90% të municioneve jostandarde të blera nga Pentagoni, sipas Matthew Herring, pronari i kompanisë, megjithëse firma e tij ofron vetëm një pjesë të porosive totale të Pentagonit. Herring, i cili bleu kompaninë në vitin 2011, kur ishte një firmë me tre persona që ofronte helikopterë të prodhimit rus për forcat afgane, tani është në Poloni duke u takuar me zyrtarët ukrainas për të zbuluar se çfarë tjetër mund të bëjë kompania e tij për t’u siguruar atyre municion të Bllokut Lindor.

“Një muaj më parë, kur Kievi ishte i rrethuar, ukrainasit mendonin se çfarë u duhej në 48 orët e ardhshme?’ tha Herring. “Por tani ukrainasit po thellohen për një luftë të gjatë dhe po mendojnë si të kenë mjaftueshëm muninicion në këtë luftë?”. Programi i municionit jo standard i Pentagonit u ndërtua në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj një hetimi nga The Neë York Times në 2008 që ekspozoi shitjet e paligjshme të armëve të prodhuara nga Kina në SHBA.

Ushtria në Afganistan, e cila u bë temë e filmit të vitit 2016 “Qentë e Luftës”.

Media kroate: Moska e di për përfshirjen e Serbisë, po duhet të pranojë lojën
Me këtë temë merret edhe media kroate “Jutranji list”, e cila thekson se pistoleta “Zastava” e Kragujevacit është përfshirë të gjithë biznesin.

“Roli i Serbisë në atë projekt është interesant sepse ajo punon kundër Rusisë duke dërguar në mënyrë indirekte armë dhe municione në Ukrainë. Ky informacion hedh dritë të re mbi procesin e presionit ndaj Beogradit për të vendosur sanksione ndaj Moskës.

Shitja e municioneve dhe ndoshta armëve të tjera për t’u mbrojtur Ukraina është një faktor i mundshëm. Moska sigurisht që është e vetëdijshme për pjesëmarrjen e Serbisë në armatosjen e Kievit, por ndoshta është e detyruar të pranojë një lojë të tillë sepse është e vetëdijshme se nuk mund ta ndalojë Aleksandër Vuçiçin në këtë biznes fitimprurës”, thuhet në artikull.

SHBA dhe NATO po furnizojnë Ukrainën me armë moderne
Në të njëjtën kohë, thuhet se është duke u zhvilluar modernizimi i arsenalit ukrainas duke ofruar lloje të reja armësh sipas standardeve të NATO-s, si dhe trajnimin e trupave ukrainase. Në një vend të paidentifikuar në Poloni, artileria ukrainase po praktikon përdorimin e predhave amerikane 155 milimetrash me një rreze veprimi deri në 40 kilometra.

SHBA dhe partnerët, pasi mbrojtën Ukrainën nga sulmi i parë rus, tani po prezantojnë gradualisht municionin standard në përputhje me standardet e NATO-s. “Varësia nga Serbia zvogëlohet, gjë që është e rëndësishme në dritën e vazhdimit të pritshëm të konfliktit dhe rregullimit të mëvonshëm të arkitekturës së sigurisë në Ukrainë dhe Detin e Zi”, shkruhet në artikullin e prestigjiozes “New York Times”.