osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
istanbul escort
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
deneme bonusu
istanbul escort
casibom
casibom giriş

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta! Shumë shpejt do të kemi komunikim akuze

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta! Shumë shpejt do të kemi komunikim akuze

Avokati i njohur, Romeo Kara ka komentuar situatën politike në vend. Fillimisht zoti Kara e ka ndalur theksin tek veprimet e fundit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili fundjavën që shkoi u bëri thirrje banorëve të Roskovecit për t’u armatosur, me qëllim ruajtjen e pasurive të tyre natyrore nga shfrytëzimi i atyre që ai i quajti “pushtues”.

Juristi Kara theksoi se me ato akte, presidenti i PL ka konsumuar tre vepra penale. Sipas tij, Ilir Meta është në krizë reale pasi ka frikë nga drejtësia, e cila ka nisur të hapë me radhë “petët” e lakrorit.

Ndërkohë juristi i njohur, Romeo Kara zbulon se operacioni “Metamorfoza” është bërë posaçërisht nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për të shkuar te Ilir Meta, ndërsa theksoi se shumë shpejt do të ketë komunikim akuze për ish-presidentin. Po ashtu, ai tregon pse presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i janë mbyllur dyert e azilit.

Madje zoti Kara shprehu bindjen se Metën do ta sjellin si “pako postale” në Shqipëri nëse tenton të arratiset në Zvicër, Dubai, apo SHBA.

-Zoti Kara, pse nuk ka një akuzë të ngritur zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ndaj Ilir Metës?

Unë mendoj që Ilir Metës dhe elitës politike i duhen të paktën dhjetëra vjet të plotësohet kuadri i tyre kriminal që ka bërë përgjatë qeverisjes. Ka një ecje shumë të mirë, ky lloj procedimi penal pasi diarreja mendore dhe mentale edhe morale që karakterizon Metën ku me deklaratat e tij jo vetëm ka thyer të gjithë etikën si njeri e jo më si një burrë shteti por ka konsumuar dhe vepra penale e ka kërcënuar njerëz për shkak të detyrës.

-Kë ka kërcënuar për shkak të detyrës?

Ka kërcënuar Altin Dumanin por dhe të gjithë të tjerët që ka lëshuar gojën ndaj tyre. Ka konsumuar vepra penale për armatosjen e turmave, për përmbysjen e rendit kushtetues, për shkatërrim prone, etj. Po habitem pse nuk kemi patur një reagim të shpejtë këto dy ditë, pas veprimeve të Metës në Roskovec. Por do të ketë një impakt nëse nuk do të reagojnë organi i akuzës, pasi nuk ka nevojë më për kallëzim pasi i ka bërë publikisht.

-A e justifikon gjesti politik shkeljen e ligjit pasi thotë se mafia ka kapur shtetin dhe nuk po dëgjohen banorët e Roskovecit se janë përjashtuar nga procesi për t’u dëgjuar dhe konsultimeve për çështjen e TEC-it?

Janë të detyruar që në kontakt me publikun t’i përmbahen etikës dhe ligjshmërisë, e madje ta edukojnë atë. Zotëria kërkon jo të bëj revolucion sipas Rusoit që u prishën kontratat sociale dhe populli të vendosi ligjshmërinë se qeverisja është në kushte paligjshmërie. Meta është në konflikt interesi, është simbol i paligjshmërisë dhe ai mund të bëj vetëm kundër revolucion. Unë mendoj se Ilir Meta është i pashpresë, ai e di më mirë se të gjithë të tjerët se në çfarë situate është.

-Me cilën logjikë nëse është i fajshëm qëndron akoma në Shqipëri?

Ku do të shkojë, nuk ka ku të shkojë dhe i janë mbyllur dyert gjithandej. Ai e di shumë mirë përfundimin e tij, pasi e sheh më qartë se të gjithë.

-Është Zvicra, Dubai, SHBA…

Po të provojë të shkojë, ai do vij pako postale në Shqipëri. Ai, Arben Ahmetaj dhe disa të tjerë. Mund të ikin disa të tjerë të nivelit të ulët por jo Meta. Të jeni të sigurtë se dhe operacioni ‘Metamorfoza’, është bërë për të shkuar te ky person. Lidhjet e tij me krimin, ato kërcënime që bëri e detyroi SPAK-un të spostoj punën e tij dhe enturazhi kriminal rreth tij dhe ajo e politikës, u godit e do të goditet prapë.

Shumë shpejtë do të kemi komunikim akuze. Unë mendoj se duke e vënë vetën në rolin e SPAK-ut, mendoj se do të kemi akoma disa goditje më luftën kundër krimit dhe sidomos atij të jetës, në pastrimin e Policisë dhe nga ana strategjike, nuk mund të shkosh te korrupsioni i nivelit të lartë. Jam dakord se korrupsioni buron dhe frymëzohet nga lartë por fokusi real i SPAK janë kokat më të mëdhaja të politikës, e më pas president, kryeministra, ministra dhe kryebashkiak. Kështu është si radhë e punës, nuk është nga poshtë lartë por anasjelltas.

Por e gjithë politika shqiptare ka një enturazh kriminal të frikshëm, ku pamë bandat e kemi dhe disa të tjera. Duke pastruar këto, e duke pastruar dhe mburojat në Polici e që jemi fatkeq me këtë lloj polici ku kemi me disa qindra të përfshirë, ku sapo detyrohen të plotësojnë formular pas formulari, duhet të kalohet atje. Njëkohësisht SPAK-u është rritur duke bërë këto aksione. Ka patur një problematik me BKH-në por e cila po tejkalohet e koha po bëhet më efiçente.