Juristi dhe aktivistit i njohur, Romeo Kara shprehet i bindur se ish-kryeministri Sali Berisha është nën terror nga prangat e SPAK, teksa ka treguara edhe se si kreu i “Foltores” i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po përpiqet të kapë sistemin e drejtësisë për të shmangur arrestimin e tij, djalit dhe dhëndrit.
Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, juristi Kara ka treguara kartën e fundit që po luan Berisha, sikundër është kapja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësore, alarm të cilin madje e ka ngritur edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila ka premtuar se po monitoron procesin pas hapjes së vakancave nga Kuvendi i Shqipërisë për plotësimin e 2 vendeve vakante nga radhët e avokatëve dhe një nga organizatat e shoqërisë civile në KLGJ, si dhe 2 vendeve vakante nga radhët e avokatëve dhe 1 nga organizatat e shoqërisë civile në KLP.
Më poshtë gazeta po sjelle reagimin e zotit Kara.
Ja reagimi i plotë i juristit Romeo Kara për gazetën “SOT”:
Vakancat në KLP dhe KLGJ
“Opozita ish-pozitë e Sali Berishës, nëpërmjet pazarit politik të vitit 2017 uzurpoi Avokatin e Popullit, i cili vetëm nga populli nuk u zgjodh dhe vetëm për popullin nuk punoi. Nëpërmjet këtij Avokati, sot Berisha ka akses të plotë, lidhur me emërimet ne KLP dhe KLGJ.
Kështu është, kur demokracinë e drejtpërdrejtë dhe sovranitetin e popullit, që garantohet prej saj, e zëvendëson me pazarin politik. Kjo ndodh pikërisht, në vazhdën e mbajtjes peng të drejtësisë nga Berisha, pengmarrje për të cilën edhe u shpall ‘non-grata’ nga USA dhe UK”, deklaroi juristi Kara për gazetën “SOT”.
Garancia që kanë të korruptuarit nga “jakat e bardha”
“Dihet më së miri se, askush nuk guxon të zhytet në korrupsion, pa pasur garancinë e mosndëshkimit nga organet e drejtësisë dhe pa pasur së paku nën sqetull, Gjykatën e Lartë.
Jo vetëm ajo gjykatë, por, në zinxhir sistemi i drejtësisë dhe çdo proces përzgjedhjeje të këtij sistemi, u mor peng nga Sali Berisha. Është fakt i njohur botërisht se, ish-avokatja e tij u zgjodh Avokate Shteti në vitin 2017. Ky fakt nuk ka nevojë për koment.
Ajo qëndron aty e zgjedhur prej tij dhe si garanci e mosndëshkimit të tij, duke servirur ne sistem, aq sa mundet, njerëzit afër tij. Këto janë pasojat e marrjes peng nga korrupsioni i politikës, administratës dhe çdo institucioni tjetër, pengmarrje e cila ka minuar dhe po minon demokracinë dhe qeverisjen e mirë, duke përplasur apo edhe përmbysur proceset formale.
Ky është korrupsioni, që në çdo zgjedhje dhe në çdo legjislaturë po zvogëlon përgjegjësinë dhe shtrembëron përfaqësimin në politikëbërje, ka komprometuar sundimin e ligjit, administratën dhe gërryer kapacitetin institucional të qeverisë, pasi sovraniteti real i popullit nuk merret parasysh, burimet zhvendosen dhe zyrat publike blihen dhe shiten.
Ky është korrupsioni, që po minon përditë legjitimitetin e qeverisë dhe vlera të tilla demokratike si: besimi dhe toleranca, duke ndikuar negativisht në besimin tek institucionet, rritur kostot e mallrave dhe shërbimeve, që vijnë nga humbja e efikasitetit te proceseve te rregullta demokratike.
Pa zhbërë berishizmin, këtë kërcenim për sigurinë kombëtare, këtë puset politike, që nga thellësia e gjirizit shet “aroma drejtësie”, pa përballur Berishën dhe familjen e tij me drejtësinë, kurrë nuk do te kemi nje hap real shpresdhenes se, sistemi i drejtësisë do të ngrihet mbi parimet e drejtësisë dhe për drejtësinë.
Jemi peng, pikërisht prej mëkateve te tij, halleve te tij, ashtu siç është peng i tij edhe vete partia e tij.
Shqiptaret duhet ta kuptojnë se, kjo situatë nuk mund të tejkalohet, pa instaluar demokracinë e drejtpërdrejtë, referendumet lokale dhe të përgjithshme, të paktën për përzgjedhjen e krerëve te institucioneve kryesore të vendit dhe më pas edhe për miratimin dhe zbatimin e programeve ekonomike”, nënvizoi juristi Romeo Kara për gazetën “SOT”.