osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet me Ervis Martinajn

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar operacionin e fundit të SPAK. Ai thotë se deri tani janë zbardhur vetëm bisedimet e 60 aparateve SKY. Në një intervistë për ‘Dritare Tv’, Hoxha shprehet se bandat e fuqishme kriminale në vend aktivitetin e tyre e zhvillojnë në Amerikën Latine dhe Shqipërinë e përdorin për të forcuar lidhjet brenda grupit dhe për të gjetur të rinj, si personazhe në fis apo familjar për të qenë besnik ndaj tyre.

Nga ana tjetër, Hoxha thotë se njëkohësisht se SPAK ka nisur të godas dhe elitën politike, e cila vepron njësoj si bandat kriminale për të qëndruar në pushtet. Jo vetëm kaq, Hoxha zbulon dhe lidhjet e bosit të industrisë së lojërave të fatit, Ervis Martinajt me Liri Berishën, bashkëshorten e Sali Berishës, ku dy familjet respektive kishin njohje familjare. Sipas Hoxhës, Martinaj ndihmuar gjatë viteve të pushtetit të Sali Berishës, për t’u katapultuar në biznes e duke marrë famën prej shtrirjes së gjerë të aktivitetit që operonte duke kontrolluar mbi 50% të pikave të basteve në të gjithë Shqipërinë.

– Këto kriminelët e rrugës befas gjenden, iu gjendet adresa, janë në kërkim një pjesë, ka urdhër arresti. Praktikisht kush është pas faktit që këto duhet të shkatërrohen që janë vënë në shënjestër?

Problemi që ka sot Shqipëria është ekspozimi i grupeve të organizuar në media, në politikë, në shoqëri, ku i jep një tjetër panoramë vendit. Krimi i organizuar shqiptar përgjatë 2 dekadave të fundit kam pritur që të ketë një rritje por jam i “surprizuar” për keq nga aftësia që kanë dëshmuar ata, për të tejkaluar etapa që vendet e tjera iu janë dashur edhe një shekull.

-Një fuçi me 3 milion euro, ca bizhuteri të vjedhura të futura në qese, ca ora të mira. Kush është niveli, ca perandorie kanë ngritur këto njerëz, pse këto ia paskan dalë të bëjnë çudira në 20 vjet?

Unë nuk e kam menduar kurrë që do të më duhej të shkoja në Guajakil të merresha me shqiptarët që janë vrarë atje dhe të më prisnin atje e të takoja njerëz që kisha 20 vite që i dëgjoja vetëm si nofka e pseudonime. Jo vetëm që ishin aty por shumë të dukshëm ishin me statusin e biznesmenit, ishin tregtarë shumice, njerëz që çojnë para pasi Ekuadori nuk prodhon kokainë, por është vend tranzit. Në Ekuador as njihej Shqipëria, e mendonin si një vend ekzotik, vetëm kur ua shpjegoje gjeografikisht që është pranë Italisë dhe Greqisë, e bënin lidhjen. Shefi i anti-drogës në Ekuador i njihte shqiptarët vetëm nëpërmjet të dhënave që kishte dërguar DEA dhe anti-mafia italiane. Të ardhurat e shqiptarëve nga ai aktivitet i kokainës janë aq shumë të mëdha sa krijojnë perandori.

– Grupet kriminale që aktualisht janë në shënjestër të SPAK-ut, shumëkënd e habiti pasi befas nisi operacioni ku disa janë kapur, disa janë jashtë dhe dita-ditës po arrestohen

Që prej ditës së formimit të SPAK-ut, ky i fundit ka dy nën ndarje, një për krimin e organizuar dhe një kundër korrupsionit. Gjysma e SPAK-u do të merret me elitën politike e qeverisëse dhe korrupsionin ndërsa pjesa tjetër do merret me elitën e krimit të organizuar. SPAK-u po mundohet të nxjerr jashtë sistemit drejtuesit politik që e kanë sjell vendin në këtë derexhe. Nuk është e lehtë por është duke e bërë.

Kur kam bërë debatin e famshëm dhe i kam thënë do shkosh si Pinoçeti me barelë në burg, e kisha parasysh 21 Janarin. Njeriu që kishte në dorë mbështetjen e ndërkombëtarëve, njeriu që amerikanët kanë investuar më shumë në kohën e tij, është Sali Berisha. E kanë ndihmuar të vinte në pushtet, e kanë ndihmuar të rritet në politikë, e kanë ndihmuar të rikthehet përsëri në pushtet e ia kanë dhënë dorën derisa janë lodhur. Dhe në fund e panë që investimi i tyre kishte skaduar, se Berisha donte të rrinte gjithmonë te marketi.

Mënyra për ta nxjerrë jashtë loje Berishën, u gjet SPAK-u. E sot Berisha është në papafingo dhe është për një vepër penale shumë më të lehtë që duhej të ishte në të vërtetë. Kur sulmoja Berishën, e kisha fjalën për 21 Janarin, se vrau njerëzit me duar në xhepa në bulevard, mbrojti vrasësit, dëmtoi provat e nisi të sulmojë të gjithë të tjerët, kur ndërkohë ajo është një ngjarje e cila nuk ka nevojë fare për hetim e ishte e qepur. Ky është një goxha evoluim nga ana e SPAK-ut ku gjysmën e elitës politike të mykur po e nxjerr nga loja.

– Durim Bami, emri më i lakuar ku të gjithë duan ta vrasin, kur del si personazh për herë të parë ky personazh, ku ndodhet?

Ndryshe nga të gjitha bandat në Itali a vende të tjera, mafja shqiptare apo grupet e krimit të organizuar nuk kanë kartel, pasi nuk janë të gjithë bashkë se nuk bien dakord se kush do ta drejtojë kartelën. Durim Bami është një njeri që është rritur në habitatin e një qyteti heterogjen ku mbizotëronte krimi. Ku është komshi me Hakët, komshi me Rrahjet, me fiset e mëdha kriminale. Bami u bë mediatik në rastin e konfliktit, Meta-Doshi-Mark Frroku.

– Për sa kohë flisnin për të marrë peng vëllain e Durim Bamit që të tregojnë se kush e vrau vëllain e ish-deputetit Arben Ndoka?

Në fillim është vrarë Mariglen Haka, pasi e dinë që rreziku iu vjen nga Nikla. Grupi i Niklës e ka marrë porosinë nga të tjerët pasi ato drejtpërdrejtë nuk kanë konflikte me njëri-tjetrin. Për të marrë hak, Nokët kanë shkuar dhe janë të interesuar t’i bien Mariglen Hakës në fillim, jepet goditja dhe i vritet halla Mariglenit dhe plagoset dhe vetë Marigleni. Këtë të fundit e ka marrë vëllai i Durim Bamit e ka dërguar në spital.

Dhe për ta goditur këtë ishte i interesuar edhe Ervis Martinaj. Nga ana tjetër në përgjime del se Mariglen Haka komunikon dhe jep informacione Emiliano Shullazit për Bamët. Ndërkohë, Marigleni nuk e di që Emiliano Shullazi po e merr informacionin për t’ia dhënë Ervis Martinajt dhe Arben Ndokës, sepse ky po ta dinte që ky informacion i shkon Ndokës nuk do të jepte informata pasi është kundërshtar.

Bandat kriminale janë aq fluide dhe jo besnike dhe ndaj politikës, ku përpiqen të korruptojnë policët, të bashkohen herë me këtë parti politike e herë me tjetër parti që vjen në pushtet, ku në bazë të interesave të momentit, shihen 4-5 grupe nga Vlora në Shkodër që krijojnë aleanca për të vrarë Durim Bamin.

– Ervis Martinaj ishte personazhi më i lakuar këto kohë, a ishte familjar vërtetë i afërm i zonjës Liri Berisha?

Janë të afërm, ku fshati i babait të zonjës Berisha, siç janë nip e dajë siç e bëjnë por në fakt nuk janë aq të afërm. Babai i Liri Berishës ka patur njohje me familjen e Martinajt. Njohja nuk është në këto nivele të afërta. Nëna e Martinajt është nga Dhërmiu.

Martinaj së bashku me motrat dhe familjarët janë të shkolluar për financë në ekonomi-biznes, të pestë. Ervis Martinaj ka mbaruar dhe Fakultetin e Juridikut. Është një njeri i shkolluar dhe kur Martinaj ka hyrë në biznes, biznesin fillimisht e kishte ngritur nëna dhe babai i tij dhe kishin një biznes të shëndetshëm. Biznes i cili merrej me lojërat e fatit, merreshin me Agjencitë e këmbimit valutor. Ndryshe nga të tjerët, ai nuk erdhi nga rruga ku të kishte provuar urinë, diskriminimin.

Erdhi nga një biznes që qarkullon vazhdimisht cash dhe për shkak të lidhjeve që kishte me zotin Sali Berisha edhe për shkak të njohjeve shoqërore të dy familjeve e cila është shfrytëzuar. Kjo lidhje i dha atij akses, por fuqinë më të madhe e mori në 2013-ën kur erdhi e majta në pushtet, ku u mundua ta godas por nuk e goditi dot. Gjatë asaj periudhe kanë ndodhur dhe disa vrasje rresht. Ervis Martinaj u bë agresiv pas kohës kur u bë i famshëm dhe i fuqishëm pasi operonte me kompani të paligjshme në lojërat e fatit.

Shteti tentoi t’ja bllokonte dhe ia bllokoi. Më pas ai direkte reagoi duke kërcënuar policinë, vrau njerëz dhe më pas nisi të bëj marrëveshje dhe këtu u fuqizua aq shumë sa në momentin kur u mbyllën lojërat e fatit, ai kontrollonte mbi 50% të gjithë pikave të basteve që ishin në territor. Në Shqipëri kishte 16 mijë punonjës të deklaruar. Industria e lojërave të fatit i dha paranë cash, gjëja që të interferonte ku i shkonte dhe një politikan kur kishte ndonjë hall, ndonjë deputet, ndonjë zyrtar i shtetit. Ishte shumë i zotit se nuhaste dobësitë që kishte tjetri.

Prandaj u ngjit shumë lart dhe krijoi bëri marrëveshjet. Nëse gjendet ndonjë ditë blloku i tij i llogarive, sa merrte dikush postin drejtues në polici, të vinte dikush dhe të thoshte që rroga jote mujore është kaq, vetëm të mos na godasësh në industrinë e lojërave të fatit, do të shkojë deri në 5 milion në muaj, rrogë qyl vetëm për të mos e ngacmuar, të krijosh marrëveshje të na ndihmosh e të bashkëpunosh do të rritet rroga mujore. Dhe kur vinte urdhri për të sulmuar kazinonë e tij, i dërgoje një telefon ku iu thoje largohuni se na erdhi. Ishte i aftë të gjurmonte këto që ishin të dhënë pas parasë, i blinte duke krijuar marrëveshje dhe i kthente në armët e tija mbrojtëse kundra shtetit.