Kthehet për hetime të mëtejshme dosja për biznesmenin Kastriot Ismailaj, të akuzuar për “falsifikim dokumentesh”, lidhur me mbledhjen e borxheve të CEZ-it.
Mësohet se Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për të pushuar hetimet për Ismailajn, me pretendimin se qëndrimi i prokurorit nuk përputhet me aktet hetimore të paraqitura në kërkesën për gjykim.
Sipas Kodit Penal, Ismailaj duhet të dënohet me 10 vite burg, ndërsa Gjykata dyshon se biznesmeni ka kryer edhe të tjera vepra penale si “Mashtrim me pasoja të rënda të kryer në bashkpunim”, “Pastrim të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” dhe “Korrupsion pasiv të pesonave që ushtrojnë funksione publike”.
LEXO EDHE: Çështja CEZ-DIA / Gjykata jep vendimin për Kastriot Ismailajn
Gjykata kërkon edhe marrjen në pyetje nga Prokuroria të përfaqësuesve të KESH që kanë marrë pjesë në mbledhjet për përcaktimin e çmimit të energjisë në vitin 2010.
Nga ana tjetër Prokurori Sajmir Hysi i cili kërkoi pushimin e çështjes do të ankimojë vendimin e gjykatës, pasi pretendon se nuk ka asjë provë për të vërtetuar akuzën e ngritur ndaj Ismailjat dhe se kanë kaluar afatet e parashtrimit të ndjekjes penale.