osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Triumfi i humbësave!

Triumfi i humbësave!

Forca kryesore e opozitës, Partia Demokratike ka mbyllur thuajse totalisht zgjedhjet e kryetarëve të degëve. Zgjedhje të cilat u zhvilluar me shpejtësi pas një urdhri të Lulzim Bashës për të votuar me shpejtësi kryetarët pasi kishte 9 muaj që nuk përfundonte dhe duhej të çertifikohej me votim formal proçesi.

Proçesverbale të mbushura në klube, kryetarë grupeseksionesh të votuar nga 3 veta, seksione që nuk figurojnë fare thjesht janë firmosur e plotësuar për të ndërtuar një process manipulativ që të siguronte mbi 90% të kryetarëve në detyrë, kastën e humbase të cilët triumfuan me pazaret pranë Lulit dhe familjarëve të tij.

Triumfi i humbësave filloi në Durrës, Ferdinand Xhaferri, 4 herë humbës, në Sarandë Hariz Mema nga Aleanca Kuq e Zi rikonfirmohet, në Fier, Luan Baçi, ushtari i Koço Kokëdhimës del me 99%, kështu ndodh me Andrea Manon e PDR-së Pollos në Korçë, në Lushnjë ka spektakël, me 100 % të votave, pa garë e pa rival shpallet rezultati. Kjo është pak a shumë panorama e zgjedhjeve të brendshme në atë që ka ngelur si PD, që në fakt tashmë quhet Republika e Re e Lulzim Bashës.

Ka pasur dhe disa fitore të tjera, ku spikat Elbasani që Basha vendosi kë donte në krye të degës, pasi hoqi nga gara kryetarin në detyrë, i cili është nga të paktët që u përjashtua nga gara.

Fenomen tjetër është edhe “revolta” ndaj Bashës në disa bashki. Në Shkodër, me gjithë suportin e Lulit, Mulit dhe Nulave të tij vërdallë, Ramiz Çobaj, ish-oficeri i Ramiz Alisë, humbi me dy vota. Për shumë e shumë arsye të gjithë faktorët ishin kundër, përfshi edhe Voltana Ademin e cila për rrezikun e rikandidimit të saj ato pak vota i hodhi kundër kryetarit në detyrë.

LEXO EDHE: Triumfi i humbësave, si paralajmërim për humbjen e radhës
Në Lezhë u rrëzua kryetari në detyrë me porosi. Krybashkiaku Fran Frrokaj, mbështeti Zef Gjokën dhe ky i fundit fitoi. Edhe këtu një betejë për Bashkinë pasi Frrokaj kërkon rikandidimin dhe Paulin Marku kryetari në detyre e rivalizonte.

Ne Pogradec, dje demokratët kanë lënë me gisht në gojë Fahriun dhe Lulin. Kandidati i mbështetur prej tyre Robert Gusho, humbi turpshëm pasi kryebashkiaku dhe disa rryma të forta dolën kundër Ballinjve dhe kundërshtuan emrat e sjella nga Tirana.

Pra në disa bashki për interesa të tyre apo inate, kryebashkiakët kanë përmbysur të preferuarit e Bashës, si në Shkodër dhe Pogradec.

Por disa përmbysje për interesa personale, apo ndonjë pazar Brenda strukturave, nuk mund ta zbehin “shkëlqimin” e Triumfit të humbësave dhe nuk mund të shiten si hapje apo zhvillime pozitive brenda PD-së, ato ngelen disa “aksidente” nga Republika e Re e Lulzim Bashës./CNA.al