Një sasi lënde eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në shtëpinë biznesmenit Vladimir Çela ne lagjen Arapaj ne Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2:30 pas mesnate. Banoret e lagjes jane ngritur te tmerruar nga shperthimi i forte.
Ekspertiza e policise ka treguar se behej fjale per nje sasi prej theth 300 gram tritol i cili ishte vendosur ne porten e jashteme te baneses. Banoret e lagjes thane dje per gazetaret se Bizesmeni Vladimir Çela njihet ne lagje njeri pa probleme dhe i perkushtuar ne bizneset e veta.
Dyshohet se hakmarrja ka ndodhur nga nje grup kriminal me baze ne Tirane. Nga shperthimi i lendes plasese eshte demtuar porta e jashtme si dhe xhamat e viles. Me momentin e shperthimit ne banese nuk ka qene askush.
Dyshohet se Vladimir Çela me familjen jane larguar jashte Shqiperise.
Sipas policise ngjarja e rende mund te kete si motiv hakmarrjen. Bisnesmenit Vladimir Cela i eshte bere nje atentat i deshtuar para disa muajsh, pikerisht ne daten 07/04/2022 rreth ores 22 :30. Policia vijon hetimet ndaj ketij akti kriminal.