Kandidati për deputet për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu shprehet se Rama po mundohet të shpëtojë por sipas tij, anija e kryeministrit është mbytur.
“Rama është i mbytur, është i humburi që kapet pas flokëve të tij për të shpetuar, por nuk ka shpëtim. Tashmë anija e Ramës ëshët fundosur politikisht. E ardhmja i takon qeverisë Basha.”, u shpreh Shehu.
Më tej, i pyetur nga CNA.al nëse ka gjasa që një marrëveshje e fshehtë të bëhet mes Ramës e Bashës, ish-deputeti u shpreh se kjo gjë nuk ka shanse të ndodhë. Sipas tij shansi i vetëm i Ramës është të largohet sa më shpejt.
“Bashkëpunimi me një si Rama nuk pranohet pra përgjigjja është apsolutisht jo. I vetmi shans i Ramës është të largohet sa më shpejt dhe padyshim Shqipëria me qeverinë e re Basha të vijë në rrugën e zhvillimit dhe të përshpejtojë procesin e integrimit dhe të dali nga kjo autokraci që të krijojë baza të kolonave të demokracisë.”, u shpreh ai.