Genc Pollo ka botuar sot një koment, pas debatit për ngritjen e një memoriali turk në Tiranë.
Ai thotë se ambasadori turk, në emër të Erdogan, i ka bërë presion edhe atij për mbylljen e shkollave të Gylenit në Shqipëri, por ai i ka treguar atij “vendin”.
“Ambasadori turk, Hidajet Bajraktar, një burrë shtatmesëm, i qeshur e shoqëror erdhi të më takonte pak kohë mbas 15 korrikut 2016, ditës kur segmente të Ushtrisë tentuan pa sukses e përgjakshëm të rrëzonin organet kushtetuese të Turqisë. Mersin escort
Zoti Bajraktar, për të cilin kisha dëgjuar se i përkiste rrymës politike Republikane të themeluesit të Turqisë post-otomane, Mustafa Qemal Ataturkut, ishte një njeri i hapur e i përzemërt; me të mund të flisje fare mirë përtej zhguallit zyrtar që mund të kishin bashkëbiseduesit.
Kështu folëm edhe kur erdhi të më takonte në Kuvend si kryetar i Komisionit për Edukimin dhe të përcillte kërkesën e Ankarasë për mbylljen e institucioneve arsimore, që mund të ishin të afërta me lëvizjen Hyzmet të Fetulla Gylenit. Në vijim, ai do t’ia paraqiste këtë kërkesë qeverisë tonë.
Përgjigjen time mund ta merrni me mend: megjithëse Komisioni kuvendor, si dhe opozita brenda tij, nuk kishin rol në një procedurë eventuale, ligji parashikon rregulla të qarta për mbylljen e institucioneve private të arsimit të lartë, kryesisht me natyrë arsimore e financiare. Mersin escort bayan
Ligji duhej respektuar dhe në bazë të tij zor se mbylleshin shkollat e Gylenit; ose duhej provuar se këto shkolla përbënin rrezik akut për sigurinë kombëtare e më gjerë, çka prapë dukej e vështirë. E informova gjithashtu, për të dalë nga ndonjë konflikt i mundshëm interesi, se një pjesë syresh ishin licencuar nga unë kur shërbeja si ministër Arsimi.
Me ambasadorin Bajraktar u ndava miqësisht dhe në takime të tjera folëm sërish edhe për gylenistët e Turqisë, dhe ai kishte vërtetë goxha antipati për ta, por nuk diskutuam më mbi shkollat e tyre në Shqipëri.
Dhjetë ditë më pas, gjatë seancës plenare, ne kafenenë e deputetëve fola veçmas me ministren e Arsimit; i tregova për bisedën time me turkun dhe e pyeta nëse e njëjta qasje ishte bërë ndaj asaj. Ajo e konfirmoi kërkesën e ambasadorit duke shtuar se shkollave në fjalë nuk mund t’u ndodhte, pasi ligji i mbronte dhe se ky ishte qëndrimi i qeverisë”, shkruan Pollo në komentin e tij.(TemA)