Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Lulzim Bashës, pasi ky i fundit mori në mbrojtje “Babalen” dhe kunatin e tij, për të cilët Prokuroria lëshoi një fletë arresti.
“Qetësohu Lulëzim!
Mos bëj nevrikun kot xhan se s’ta ka fajin askush që e bëre Shqupin Kinostudio.
Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar”, shkruan Rama.