osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Trimërimi” i Uria Hipit dhe Çizmes e ka një motiv! Duan t’ia bëjnë vettingun vetes… para se t’ia bëj Buroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK

“Trimërimi” i Uria Hipit dhe Çizmes e ka një motiv! Duan t’ia bëjnë vettingun vetes… para se t’ia bëj Buroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK

Lulzim Basha në mënyrë të papritur, këtë fillim shtatori kërkoi veting në politikë. Tashmë ka bërë edhe një draft për këtë nisëm.

Përveç kontradiktave të shumta për nismën e tij, pikëpyetja më e madhe është përse Lulzim Basha dhe aleatja e tij Monika Kryemadhi, e kanë me kaq nxitim, pasi sipas Bashës, vetingu në politikë duhet të bëhet sa më shpejt, pasi është një urgjencë kombëtare.

Dhe ky nxitim duket se e ka një arsye: Basha-Kryemadhi po tentojnë të shmangin Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Që SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit të jenë tërësisht funksionale do të duhen disa muaj.

Së pari, duhet ngritur KLGJ e KLP dhe 2 muaj pas tyre nis ngritja e SPAK. Por që kjo strukturë të jetë funksionale, është po në dorë të opozitës.

Kushtetuesja ka rrëzuar nenet bazë të ligjit për KLGJ dhe KLP dhe këto organe nuk marrin dot vendime. Ato duhet të emërojnë gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK.

Nëse nuk bëhen ndryshimet në ligj, SPAK nuk funksionon. Pra duket se kemi të bëjmë me dy skenarë: Nga njëra anë opozita shtyn ngritjen e SPAK dhe nga ana tjetër do që të bëhet sa më shpejt vetingu në politikë.

Duket pra, se e gjithë kjo lëvizje është strategji për të mbyllur vetingun para se SPAK të marrë jetë. Kjo bëhet me qëllim që ata që largohen të mos jenë objekt i SPAK.

Ky organ në fokus të tij do të ketë fillimisht politikanët aktivë, pra nga presidenti te deputetët. Por nëse dikush prej tyre largohet me vetingun në politikë, ai i shpëton SPAK, pasi kur ky organ të ngrihet, ai nuk do jetë në politikë.

Pra duket se kemi të bëjmë me një skenar të mirëmenduar nga dyshja Basha-Kryemadhi, që ata që kanë të hapura punët me prokurorin, t’i mbyllin para se të vijë SPAK dhe ata që mbeten në Parlament, të kenë sistemuar të gjithë problemet që kanë me pasurinë dhe pastërtinë e figurës.

Kjo pasi për ata që e kalojnë vetingun do jetë më e vështirë të rihapen hetimet. Nisma e Lulzim Bashës ndërkohë ka disa pikëpyetje. Të cilave, as ai, as këshilltarët dhe as aleatët e tij, nuk dinë si t’iu përgjigjen.

Pikëpyetja më e madhe është se kush do e bëjë vetingun në politikë? Basha tha se do bëhet nga ekspertë që nuk do i zgjedhë Parlamenti. Atëherë kush do i zgjedhë? Do kemi të bëjmë me një komision ad hoc, apo do jetë një strukturë tjetër që do merret me këtë proces?

PD po ashtu ka deklaruar se nuk do lejohen në proces asnjë prej institucioneve që kanë lidhje politike. Por nëse ndodh kjo, gjithçka do dështojë.

Për pastërtinë e figurës janë vetëm 3 institucione që kanë informacione: në krye është DSIK, më pas vijnë SHISH dhe Prokuroria. Dy të parat kanë varësi drejtpërdrejt nga kryeministri, ndërsa sa i takon kryeprokurores ajo është zgjedhur po nga politika.

Në lidhje me pasurinë, i vetmi institucion kushtetues për verifikim është ILDKP, kryetari i të cilës është zgjedhur po nga politika. PD e pranoi që të ketë veting për pasurinë, por nuk thotë nëse aty do përfshihen apo jo familjarët.

Basha deklaroi se do kërkojë monitorim ndërkombëtar, por nuk dihet se kush do e bëjë këtë monitorim, pasi në rastin e vetingut në drejtësi ishte një proces goxha i gjatë përzgjedhja e ekspertëve të ONM. Pra, as vetë Basha dhe PD nuk e dinë se çfarë kërkojnë dhe si do e zbatojnë vettingun në politikë.

Se nga ato që kanë thënë deri më tani, mbetet vetëm që të ngrihet një komision me Klevisin e Fahriut dhe Ervinin e Shegushes, për të bërë vetingun e politikës!