osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tri rrugët pas djegies së mandateve të opozitës!

Tri rrugët pas djegies së mandateve të opozitës!

Nga Alfred Peza/

Futja e opozitës në fushën e pamatë të errësirës së post dorëzimit të mandateve të deputetëve, i ka futur edhe ata që meren me çështjet politike në këtë vend, në kurthin e pashmangshëm të kërkimit të rrugëve për atë që e prêt PD, LSI dhe aleatët e tyre në të ardhmen. Eshtë një kurth ku duket se kanë rënë shumë njerëz në këtë vend, po të kemi parasysh se politika jo vetëm në Ballkan, por edhe gjetkë kudo nëpër botë është një sport mjaft popullor.

Nisur nga fakti se ky është një precedent që ndodh për herë të parë në historinë e demokracive funksionale të epokës moderne, gabimi më i madh i kujto që mer penën për të shkruar për këtë temë, është që të japi definicione e të nxjerri përfundime. Sepse sot edhe ata vetë që e kanë futur opozitën tonë në këtë rrugë, duket se nuk e kanë patur të qartë se çfarë hapash do të hidhnin pas momentit të dorëzimit të mandateve në Parlament.

E shumta, ajo çfarë ata që e kanë patur në dorë realisht vendimin për ta gatuar këtë lojë “in extremis” për opozitën, ngjan si një skenar mes “Lëkurës së Shagrenit” të Balzakut dhe një thënie lapidare të Shekspirit. Tek shkrimtari i madh francez, personazhi e përdori “Lëkurën…” magjike për të realizuar të gjitha dëshirat e tij, e cila u rrudh e u rrudh derisa u shua, në përpjestim të drejtë më madhësinë e tyre. Nëse jemi tek më i njohuri ndër shkrimtarët e gjuhës angleze, atëherë jemi përpara asaj që ai e cilësonte: Intrigë veç rri më këmbë, pa mer çfarë rruge të duash!

E sigurtë është se ajo që do të ndodhë në fund të fundit, nëse nuk e ka sot dritën në fund të tynelit apo një pikë të caktuar në horizont, e ka gjithësesi një busull. Ka disa instrumenta orientues, disa sensorë të dukshëm apo të padukshëm, të cilat shërbejnë për të na orientuar për të shkuar nga një drejtim ose nga tjetri, drejt destinacionit final. Ato mund të jenë shumë, aq shumë sa askush nuk mund të ketë sot aq imagjinatë të ndezur, sa ta përcaktojë me saktësi matematikore. Por, ngado që të rrotullohet, ajo çfarë na prêt, do apo nuk do opozita, do ta kalojë nga tri drejtime të pashmangshme.

E para, rruga e opozitës drejt destinit të saj final pas kësaj, do të kalojë nga populli shqiptar. Nga qytetarët. Nga zgjedhësit. Nga të gjithë ata që në fund të fundit i kanë vendosur deri më sot dhe do ti vendosin edhe nesër vulën, sjelljes së klasës sonë politike. Ky është thelbi i patjetërsueshëm dhe i pashmangshëm i këti sistemi që kemi 30 vjet që e kemi zgjedhur të gjithë sëbashku. Në demokracitë funksionale e pluraliste dhe në Republikën Parlamentare ku jetojmë, janë qytetarët ata që me votën e tyre, ia delegojnë pushtetin partive apo koalicioneve për të na qeverisur apo për të qëndruar në opozitë.

Edhe në këtë rast, do të marë apo jo pjesë opozita jonë, në zgjedhjet e përgjithshme lokale të 30 qershorit, apo në ato të përgjithshme parlamentare të vitit 2021, kjo ka rëndësinë e vet. Por më e rëndësishme se kjo dhe gjithçka tjetër në këtë proces, ka vota e qytetarëve shqiptarë. Të cilët do të shpërblejnë ose ndëshkojnë me vullnetin e tyre të lirë në kutinë e votimit, këtë vendim që ka marë lidershipi i opozitës. Ndaj, kjo është arësyeja se përse edhe liderët e PD e LSI por edhe të PS bashkë me to, këto ditë në të gjitha takimet me strukturat e tyre drejtuese, e kanë vendosur theksin tek takimi me qytetarët në terren.

E dyta, rruga e opozitës drejt të ardhmes së saj politike pas daljes nga sistemi, do të kalojë nga komunikimi me publikun. Nga mediat, nga rrjetet sociale, nga propaganda, nga konferencat e shtypit, deklaratat, trasmetimet televizive dhe prezenca në të gjithë hapësirën e sotme të komunikimit me qytetarët. Përse bëhet kjo në fund të fundit? Për të përcjellë tek përkrahësit dhe mbështetësit, por edhe tek kundërdështarët mesazhin e vet, për të mbrojtur vendimin, kauzën dhe aksionin e vet politik. Nëse do ta fitojë këtë betejë drejt mendjes, zemrës dhe shpirtit të njerëzve atëherë i përgatit ata edhe më mirë për rrugën e parë. Pra, për votën dhe zgjedhjet. Kjo është arësyeja se përse mazhoranca, ndryshe nga opozita, ka zgjedhur taktikën e re të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, nëpërmjet të gjitha rrugëve dhe mundësive brenda sistemit. Në fund do të jenë qytetarët ata që do të zgjedhin me vote mes dy alternativave që janë shtruar tashmë përpara tyre. Kë do të zgjedhin shqiptarët: Sistemin apo daljen prej tij?! Kjo është çështja.

E treta, është e vetmja pikë që i bashkon palët. E ai është, faktorin ndërkombëtar. Përveç deklaratave të përfaqësuesve të tyre në Tiranë, Bruksel e Uahsington, të mërkurën e kësaj jave mbërrin grupi i tyre i parë në Shqipëri. Eshtë fjala për vizitën e planifikuar me kohë të 7 eurodeputetëve të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, ardhja e të cilëve në këtë atmosferë, mer një tjetër rëndësi.

Ata janë të parët dhe me siguri shumë e shumë të tjerë do të vijnë pas tyre. Lajmi i keq është se edhe pas 107 vitesh histori nga krijimi I shtetit shqiptar, ndërkombëtarët vazhdojnë të mbeten arbitri ynë i preferuar. Lajmi i mirë është, se në fund, kanë dashur apo nuk kanë dashur palët politike në Shqipëri, me ndërmjetësimin e tyre zgjidhja ka ardhur. Si do të jetë ajo këtë radhë? Le të presim e të shohim. E sigurtë është se ndryshe nga çdo herë tjetër, të jesh duke kërkuar zgjidhje brenda sistemit dhe të dalësh jashtë saj për tu futur sërisht brenda, nuk është e njëjta gjë. Ndaj, mazhoranca duket kaq e qetë këtë radhë!