osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tri mënyra për votën e emigrantëve, KQZ po diskuton: Votim me postë, elektronik ose me portalin E-Albania

Tri mënyra për votën e emigrantëve, KQZ po diskuton: Votim me postë, elektronik ose me portalin E-Albania

A do të mund të votojnë emigrantët shqiptarë më 25 Prill? Top Channel ka mundur të sigurojë një raport kofidencial ku vlerësohen opsionet dhe shanset e realizimit të votës së shtetasve shqiptar të cilët jetojnë jashtë vendit.

Varianti i parë është ai i modeleve perëndimore, me postë. Konkretisht në dokumentin që Top Channel disponon specifikohet se fillimisht duhet te bëhet regjistrimi i diasporës. Emigrantët të cilët kanë paraqitur një kërkesë pranë KQZ për të votuar, përfshihen në listën e zgjedhësve jashtë vendit. Ata ndahen sipas zonave zgjedhore në të cilat ju figuron emri në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, emrat e tyre aneksohen nga listat e votuesve që votojnë brenda territorit të Shqipërisë për të shmangur mbivendosjen. Këtyre shtetasve me banim jashtë Shqipërisë u dërgohet një kod individual regjistrimi në formën e një barkodi të skanueshëm, i cili do të shërbejë si elementi kryesor identifikues për t’u pajisur me fletën e votimit. Por, vetë grupi i punës, i cili po studion shembujt nga rajoni është i bindur se për zbatimin e kësaj praktike nuk ka kohë pasi thekson se ky proces duhet të nisë 6 muaj përpara datës së zgjedhjeve dhe të përfundojë 2 muaj para 25 prillit.

Varianti i dytë është nëpërmjet portalit E-albania. Sipas këtij opsioni nëse një emigrant dëshiron të votojë, atëherë si fillim ai duhet të japë adresën e vendbanimit te tij jashtë shtetit në protalin E-Albania. Pas regjistrimit nëpërmjet faqes së KQZ-së ato mund të shkarkojnë fletën e votimit online.

Por, ky propozim, i cili është huazuar nga modeli Kosovar, duket se nuk ka besueshmëri, gjë të cilën e bën të ditur vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ku shprehet se: “Kjo mënyrë ka pasur vlerësime negative nga ana e vëzhguesve si një proces i pasigurt dhe i pambrojtur nisur edhe nga numri i madh i ankimimeve në gjykatë nga ana e subjekteve zgjedhore për keqpërdorim të këtij procesi”.

Variant i tretë është votimi elektronik, por në rast se aplikohet ky opsion duhet të merret në konsideratë identifikimi i votuesve, garantimi i identitetit te zgjedhësve dhe siguria për fshehtësinë e votës.

Ky raport është paraprak, ndërsa dokumenti final do kërkoje mbështetjen e 5 anëtarëve të Rregullatorit, pasi do jene ata që do vendosin për fatin e votës së diasporës.(tch)