U rikthye kriza energjetike si pllaka e gramafonit dhe më solli në kujtesë një thirrje proteste që Pajtim Bello, një specialist e energjetikës, iu drejtonte autoriteteve më të larta të shtetit në 5 Janar 2013, kohë kur nga Qeveria Berisha po privatizoheshin Hidrocentralet Ulёz, Shkopet mbi Lumin Mat dhe Hidrocentralet Bistrica 1, Bistrica 2 mbi Lumin Bistrica.
E ndiem si obligim ndaj shqiptarëve që këtë thirrje ta botonim në Gazetën Dita, në 5 Janar 2013. Autori i thirrjes kishte shkruajtur e folur duke e kundërshtuar këtë privatizim dhe po bënte përpjekjen e fundit të tij, me shpresën se mund të dëgjohej. Kështu shpresonim edhe ne në redaksi; ndoshta mund të bëhej diçka e dobishme! Por nuk pati asnjë reagim prej shtetarëve të cilët e përcollën me qetësinë e tyre klasike edhe këtë vepër kriminale.
Dhe ja kur koha po risjell në vëmendje atë që ishte paralajmëruar në atë thirrje. Pothuajse ajo shpurë politikanësh sot akuzon por kë e përse vallë?! Kur e patën në dorë ta ndalonin të keqen ata heshtën dhe bënë amin/votuan për aferën e ndyrë të radhës që ua kërkonin shefat e tyre.
Tashmë po bëjnë të shqetësuarin mbi krizën që po pllakos, në vend që të kërkojnë falje e të japin llogari jo vetëm politikisht. Njerëz të shtirur, ndërrojnë lëkurën si ua kërkon interesi i kohës; kameleonë thellësisht të dëmshëm. Ky nuk është një rast i vetëm kur specialistët nuk dëgjohen, shmanget mendimi i tyre madje quhen edhe të bezdisshëm për politikën.
Kështu ndodhi kur u privatizua ish OSHE sha që iu shit ÇEZ-it Çek, kur u privatizua ARMO me procedura korruptive, kur u privatizuan/dhanë me koncesion fushat naftë e gaz mbajtëse të ALBETROL sha, kur u demoluan dhe u shitën për skrap pajisjet e termocentraleve në Fier, Elbasan dhe Korçë etj..
Zërat e specialistëve nuk u dëgjuan, privatizimet u bënë, ish objektet energjetike ranë një e nga një në vend të rehabilitoheshin e modernizoheshin dhe avazi i violinës së nastradinit po dëgjohet tashmë pa kaluar as 10 vjet nga marrëzitë e politikës.
Dhe politikanët, si baballarë të kombit, kanë sy e faqe të dalin e të përrallisin në vend që të kërkojnë vrimë miu ku të futen. Për korrektesë po ribotojmë Thirrjen e Z.Bello botuar në Gazetën Dita në 5 Janar 2013. Lexojeni vetë të dashur lexues. Mbase do gjeni mundesinë e guximin të reflektojnë edhe politikanët e kohës!
recommended by
Mgid
Mgid
SAVE UKRAINE
Ukrainians Tearfully Beg For Support. Here’s What We Need Most
LEARN MORE→
********
Thirrje: “Ndaloni procedurat e privatizimit pёr Hidrocentralet Ulёz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2!”
(Nga Pajtim Bello. Botuar në Gazetën Dita në 5 Janar 2013.)
Drejtuar: Z.Bujar Nishani, President i Republikёs tё Shqipёrisё.
Z.Sali Berisha, Kryeministёr i Republikёs tё Shqipёrisё.
Gjithё Deputetёve tё Kuvendit tё Shqipёrisё.
Tё nderuar zotёrinj!
Jam matur mёse njё herё pёr t’iu shkruar publikisht, qё kur Qeveria dhe Parlamenti miratuan ndarjen e Hidricentraleve Ulёz, Shkopet, Lanabregas, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 nga asetet/pasuria e patundshme e KESH sha, me qёllim privatizimin e tyre. E vёrteta ёshtё se unё nuk kam heshtur. Kam shprehur kundёrshtimin tim mbi kёtё privatizim nё sektorin e prodhimit tё energjisё elektrike.
Por ndёrkohё privatizimi i katёr hidrocentraleve Ulёz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 ka mbërritur nё hapat e fundit dhe ka gjasa qё nё pak dite tё pёrfundojё. Duke menduar se asnjёherё nuk ёshtё vonё pёr tё bёrё njё veprim tё dobishёm, po iu drejtohem publikisht pёrmes medias me kёto pak rreshta.
Privatizimi i kёtyre hidrocentraleve nuk ёshtё njё operacion politiko-financiar i dobishёm pёr buxhetin e shtetit, pёr ekonominё e vendit dhe pёr tё gjithё shqiptarёt as sot dhe as nё tё ardhmen. Fare thjesht, duke shitur kёta katёr hidrocentrale, Qeveria zvogёlon fondin publik/shtetёror tё burimeve tё prodhimit tё energjisё elektrike nё vend.
Pa kёto hidrocentrale prodhimi publik i energjisё elektrike nё vend do tё zvogёlohёt me 500milionё kёh nё vit. Kesh sha çdo vit importon ose blen nga prodhuesit privatё (tё energjisё elektrike) njё sasi energjie elektrike 1.5 deri nё 2.5miliardё kёh nё vit. Me shitjen/privatizimin e kёtyre hidrocentraleve kjo sasi do tё rritet edhe rreth me 0.5miliardё kёh nё vit ose 1.2 deri nё 1.33 herё mё shumё ndaj sasisё tё energjisё elektrike qё blihet/importohet pa kryer kёtё privatizim.
Nё kushtet kur prej vitesh Sistemi Elektrik Shqiptar ёshtё mbёrthyer nga njё krizё financiare (e cila do tё vazhdojё gjatё!..), burimet financiare pёr tё pёrballuar kёtё blerje/import tё energjisё elektrike janё pёrballuar nga Buxheti i Shtetit, sic ka ndodhur edhe nё vitin 2012.
Pёr tё blerё kёtё energji elektrike shtesё buxheti i shtetit do tё paguaj mё shumё 30milione euro cdo vit, duke filluar qe nga viti 2013 dhe do tё ndodhё kёshtu pёr shumё vite tё tjerё.
Qeveria mund tё arkёtojё 110milionё euro nga privatizimi i kёtyre hidrocentraleve dhe nё rastin mё tё mirё pёr 44muaj do ta nxjerrё /paguaj kёtё shumё eurosh prej Buxhetit tё Shtetit. Mbas 44muajsh buxheti i shtetit dhe shqiptarёt do te pagujnё njё humbje prej 30milionё eurosh vit pёr vit, vetёm e vetёm se sot po shesim kёta katёr hidrocentrale.
Vetёm kaq mjafton, nuk ka pёrse tё rrjeshtoj edhe tё tjera arsye, qё unё i kam thёnё disa herё me parё. Nqse Qeverisё momentalisht i duhen burime financiare, ka rrugё tё tjera pёr ti siguruar. Nuk duhet qё tё penalizojmё brezat qё vijnё duke iu hequr nga duart(nga prona publike) kёto katёr perla te hidrocentraleve, qё iua kanё lёnё brezat qё shkuan. Kjo ёshtё sa e pa drejtё edhe ekonomikisht e dёmshme. Pёr vite me radhe shuma, qё brezat do tё paguajё, do te jetё qindra dhe miliarda euro.
Me pak mundim Qeveria duhet dhe mund tё gjejё tё tjera rrugё pёr burime financiare. Nuk ёshtё mirё tё hamё e tё pimё nё kurriz tё sё ardhmes tё shqiptarёve. Ёshtё koha tё mendojmё qё pёr brezat e ardhshёm tё lemё dicka mё shumё pasuri se sa gjetёm, si kёto qё po tentojmё ti shesim/privatizojmё. Asnjёherё nuk ёshtё vonё tё bejmё diçka tё mire dhe kёtё Ju e kini ne dorё ta bёni sot.
Ndaloni shitjen/privatizimine e kёtyre katёr nidrocentraleve. Shёrbejuni shqiptarёve pёr sot dhe pёr tё ardhmen. Gjeni rrugёn e arsyeshme qё brezat e ardhsmё tё na kujtojnё me respekt. Nuk ёshtё zgjuarsi dhe burrёri tё shesim pasuri tё tilla!.. Ndaleni kёtё proces!..Mё mirё vonё se kurrё dhe tё gjithё do tё jemi tё fituar sot, nё tё ardhmen e afёrt dhe atё tё largёt.
Pajtim Bello