osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Tre vjet nga lufta civile e 8 Janarit brenda “sektit” për ndërtesën e “askujt”… SHQUP

Tre vjet nga lufta civile e 8 Janarit brenda “sektit” për ndërtesën e “askujt”… SHQUP

Sot, u mbushën 8 vjet nga beteja dhëmbë për dhëmbë për godinën e SHQUP-it, me leva që kërcisnin dyerve të blinduara, shkallët që kapërceheshin nga demokratët e tërbuar me shkopinj në dorë, që kërkonin të rrihnin uzurpatorin. Shpërthyese, tymuese, ngjyruese, sopata, zinxhirë, molotovë e gaz lotsjellës… që përfundonin herë në tulla e hekur dhe herë të tjera në mish…

Megjithëse lufta mbaroi pa fitues, pasi kështjella e Lul Bashës ishte kthyer në një bunker i pathyeshëm me hekura dhe vendroje, ajo la diçka të rëndë dhe të turpshme pas, damkën e fundit të shkatërrimit të PD nga komunisti në mision Sali Berisha.

8 Janari do të kujtohet gjatë, nëse kjo parti do të ekzistoj kështu siç është… ku protagonistët e luftës brenda llojit, pasi u rrahën, u fyen dhe u poshtëruan, tani kanë mbledhur forcat në bashkim për të mundur Ramën.

E në fakt, ata jo vetëm që nuk janë bashkuar për këtë arsye, por kanë vetëm një qëllim, që nuk ka nevojë për arsyetim… për të gjetur vend si deputet dhe fituar imunitet si parlamentar, poshtë brekusheve të Sali Berishës

Kjo mënxyrë, edhe pas tre vitesh të lëna pas, pjellë çdo ditë çudira nga më të paimagjinueshmet. Babi i Zenit, si një ujk i vjetër intrigash politike, i ka mbledhur të gjithë dhëmbëskërmitësit në stallën e tij, që e drejton vetë, për të dobësuar sadopak rreziqet, që po i kërcënojnë familjen biologjike.

Paçavuret e ngelura nga kjo betejë e turpshme, nuk vlejnë për asgjë dhe do e pësojnë rëndë nëse gjykata do cënoj familjen Berisha apo dhe familjen e tij politike, duke marrë indicie edhe nga deklaratat e Gaz Bardhit dhe shokëve të tij para lëpirjes, pas 8 Janarit 2022, kur ishin “revolucionar” antiSali.

Pra hakmarrja nuk ka mbaruar, por sapo ka filluar. Turmën e perversave politik që i futi Luli nga dritarja dhe i nxorri Saliu nga çatia dhe i rifuti nga dera, i gënjen mendja se ia kanë futur Berishës, por do e pësojnë shumë rëndë, për tu bërë shembull për të gjitha ata që do i dalin kundër ose i fusin shkopinj nën rrogoz.

Ndaj, 8 Janari do kujtohet si dita e varrimit të PD-së, që kërkon të ngrihet nga varri, pas vdekjes, me ndihmën e atij që e vrau në mes të ditës në shtëpinë e saj. /Ekskluzive.al