Ishte data 19 shkurt i vitit 2015 kur Roma dhe Feyenoord përballeshin në Itali në kuadër të ndeshjeve të Europa League. Sfida përfundoi me rezultatin 1-1, por ajo që ndodhi pas takimit kaloi çdo kufi të një përballje sportive. 6 mijë tifozë hollandezë patën udhëtuar në Romë për këtë sfidë të rëndësishme. Të zjarrtë gjatë gjithë 90 minutave, pas ndeshjes ata u përleshën me tifozët italianë.
Madje 3 tifozë u dënuan me 1 vit e 3 muaj burg për shkak të incidentëve të krijuar në kryeqytetin italian. E zjarrtë pritet atmosfera sërish në këtë fund maji, teksa sot do të përballen në finalen e madhe të Conference League në kryeqytetin shqiptar.
Gjithë institucionet përkatëse janë vënë në lëvizje dhe puna për organizimin si duhet të kësaj sfide kanë nisur prej muajsh. Policia ka marrë gjitha masat, megjithatë frika ekziston për shkak të “hakmarrjes” së vjetër të këtyre tifozërive.
Siç u pa dhe dje pati dhjetëra incidente akoma pa filluar takimi. Vetëm nga policia ka 9 punonjës të rendit të plagosur, që kanë marrë ndihmë mjeksore. Sot do vihet në një provë të vështirë aftësia e policisë shqiptare për të menaxhuar të tilla situata të rrezikshme dhe të papritura. /Ekskluzive.al