Në PD-në e Lulit, atë që quhet Republika e Re ka një strukturë në hije që drejton e koordinon gjithçka.
Ata që punojnë aty e dinë mjaft mirë dhe me detaje flasin për mënyrën si funksionon propaganda e Lulit, kush vendos, nga kalon urdhri dhe mesazhi, deri tek përzgjedhja e kandidatëve.
Fillon me një zyrë shtypi ku drejton ish-gazetarja e Top Channel, Elona Meço, një njeri me eksperiencë në gazetari, por që pas kalimit në buxhetin e familjes së Lulit, duket se nuk ka çfarë ti korigjojë Bashës dhe paaftësisë së tij epike.
Thjesht dhe vetëm shijon kafet dhe intrigat e Desadës, (Desada Metaj kryeredaktore e Opinion) mikes së saj, duke përdorur faqe në rrjetet sociale për propagandë, a thua një force politike ngrihet nga statuset, kafet, intrigat dhe paaftësia e disa servilëve që si duhen as dreqit.
Dikur Desada e quante Lulin, infantil, të paaftë, mashtrues por edhe legen.
Kujtojmë se Lulzim Basha sapo shkeli në Ministrinë e Jashtme të parën hoqi Desadën nga puna. Por koha bën të vetën e leku bën çudira.
Dy gocat bashkë me një të tretë që I tërheq “zvarrë” zgjedhin kë do sulmojnë, kë do mbrojnë apo edhe kë do zgjedhin sekretar të përgjithshëm në PD.
Mbi to qëndron “shefja” në hije e PD, Odeta Male, që plotëson treshen e “kuçedrave” të Lulit. Një nga drejtueset kryesore të kompanive të Erjon Isufit, kunatit të Luzim Bashës, njeriu që në fakt është kryetari real i PD-së.
Në zyrat e tij përgatiten listat e deputetëve, kandidatëve për kryebashkiakë, propaganda e linja zyrtare e PD-së.
Ka pasur edhe akuza të forta se pikërisht në zyrat e tij shiten mandate dhe poste të çdo niveli nga Republika e Re e Lulit. Odeta në fakt nuk shfaqet. Ajo fshihet dhe nuk del në takime, por është organizatorja dhe drejtuesja kryesore e skenarit që përgatitet në kompanitë e kunatit të Lulit.
Odeta Male kur drejtonte MJAFT me Erion Veliajn
Odeta është në krye të tavolinës në përvjetorin e PD bashkë me Erjon Isufin, ashtu siç Odeta qëndronte kur ishte në “Mjaft” me Erjon Veliajn.
Është në krye, në Kuvendin e PD, organizonte gjithçka tek çadra, por zyra e shtypit, Elona dhe stafi afër Lulit kujdesen që Odetës të mos i dalë asnjë pamje në kronika apo fotografi në media.
Ajo është “shefja” në hije që bën të dridhen të gjithë, biles thonë se Enno kur e shikon ndërron rrugë, Kadilli futet në banjo ndërsa Spaho i buzëqesh me dashuri.
Tre “kuçedrat” e Lulzimit janë “suksesi” i tij i propagandës dhe intrigave në media dhe rrjetet sociale.
Në fakt mjafton të shikosh imazhin e Lulit dhe mbështetjen që ai ka për të kuptuar se janë kuçedra propagande apo kukumjaçka, që nuk kanë çfarë t’i bëjnë Lulit të shkretë dhe duhet të vrasin kohën duke “shtrydhur” kunatin e Lulit, sipas mundësive që ai ka./CNA.al