Prej tri ditësh po mbahet Forumi Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës, ku ndodhen edhe tre kryeministrat shqiptar, Edi Rama, Albin Kurti dhe Dritan Abazoviç.
Në një lidhje skype për edicionin e lajmeve në Dritare Tv, nga Davos, ka raportuar gazetari shqiptar Nefail Maliqi.
“Atmosfera është dinamike, ka filluar forumi në Davos që nga 16 janari , sot jemi në ditën e tretë, ku po marrin pjesë rreth 3000 veta, personalitete te ndryshme, nga 50 qeveri të ndryshme të botës, përfshirë këtu dhe tre kryeministrat shqiptarë, Edi Rama, Albin Kurti dhe Dritan Abazi.
Nesër kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Albin Kurti do të kenë fjalimin e vet në Davos. Çështja e Kosovës dhe e shqiptarëve në përgjithësi, dominon, për herë të parë në mënyrë të ngjeshur, pasi kryeministri Rama nuk ka qenë pjesëmarrës vjet për shkak të pandemisë.
Temat që po trajtohen keto dite jane lufta ne Ukraine, invazioni rus, pandemia, rreth klimës që ka patur dhe protesta” u shpreh Maliqi.