Tre kandidatë për deputetë të LSI dhe një i PD nuk i janë bindur vendimit të Monika Kryemadhi dhe Lulzim Bashës për të djegur mandatet.
Ylli Shehu, Aurora Maradhe, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi, kandidatë që pasojnë në listat e deputetëve të LSI, kanë dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit në KQZ që më pas të marrrin mandatin e deputetit.
Ylli Shehu ishte në listën e LSI për qarkun Tiranë, Roshi në listën e qarkut Elbasan, ndërsa Mara në listën e qarkut Dibër.
Ish deputeti Ylli Shehu, deklaroi se ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit dhe kjo nismë është vendim i tij personal.
“Është vendim i imi personal. Do hyj si deputet i LSI, pastaj se çfarë do beje LSI me mua është çështje e tyre. Do votoj kundër mazhorancës”- tha Shehu.
Edmond Rrushi, ish drejtori i QSUT mësohet se ditën e sotme ka dorëzuar dokumentin e dekriminalizimit.
Një tjetër kandidat i PD, Ligoraq Karamelo është shprehur se për momentin ndodhet jashtë vendit për arsye shëndetësore dhe se vendimin përfundimtarë për kandidimin do ta jap ditën e hënë.