osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Tre gënjeshtrat e tij me të cilat Berisha po përballet në këto zgjedhje

Tre gënjeshtrat e tij me të cilat Berisha po përballet në këto zgjedhje

Nga Mero Baze

Gënjeshtra e parë është “bashkimi i opozitës”. Sot në Gjirokastër, Berisha kishte njoftuar takimin e demokratëve të gjithë qarkut, por nuk arriti dot të mblidhte as 100 veta, duke llogaritur edhe disa tifozë të Bistricës së Delvinës që kishin ardhur për ndeshje me Luftëtarin në Gjirokastër.

I hutuar nga salla bosh dhe mungesa e gjithë themeluesve të PD-së në jug të vendit, përfshirë ata të Gjirokastrës, u detyrua të lutej publikisht që ish-kryetarët e PD-së së Gjirokastrës dhe të tjerë të riktheheshin përsëri në partinë e tyre. Sikur t’i kishte dëbuar dikush tjetër, jo ai.

Prej 11 vitesh në Gjirokastër ka qenë kryetar i PD-së Roland Bejko, të cilin desh e masakroi më 8 janar me disa tropojanë, vetëm pse po shkonte në seli; dhe më pas e anatemoi kur kandidoi për Bashkinë e Tiranës në emër të PD-së zyrtare.

Pa folur për kryetarët e tjerë, që i ka shpallur armiq njëri pas tjetrit.

Duke gënjyer fillimisht veten, pastaj edhe demokratët, se po bashkon PD-në, ai tani po përballet me gënjeshtrat e veta dhe po i përjeton më keq se ata që ka gënjyer, pasi, si autosugjestionues që është, i beson i pari gënjeshtrave që thotë.

Gënjeshtra e tij e dytë është legjenda urbane se Donald Trump do t’ia heqë sanksionet e vendosura familjarisht kundër tij, çka përbën pengesën madhore që ai të jetë në politikë. Ndërkohë ai ka humbur përfundimisht edhe shanset juridike për të hequr “non grata”-n e Mbretërisë së Bashkuar.

Nesër Presidenti Trump hyn në Shtëpinë e Bardhë dhe Sali Berisha u ka përgatitur demokratëve idenë se ai do t’i lërë gjithë punët mënjanë dhe do të merret me sanksionet ndaj tij. Kur kjo të mos ndodhë deri më 11 Maj, gënjeshtra e radhës do të jetë se “do ta heqë pak më vonë”, se “ashtu është puna”, vetëm për t’i shtyrë gënjeshtrës afatin e skadencës.

Gënjeshtra e tretë, më e madhe dhe më e dhimbshme, me të cilën do të ndeshet, është ajo e 12 Majit në mëngjes. Partia Demokratike do të humbasë thellë, dhe të gjithë e dimë reagimin e Sali Berishës: do të thotë atë që ka thënë gjithmonë kur ka humbur: “ma vodhën, ma blenë, ma shitën” etj.

Të tria këto gënjeshtra mund t’ua kishte kursyer demokratëve, sepse ata janë më të qartë se ai: as opozita nuk është e bashkuar, as Trumpi nuk do t’ia heqë “non grata”-n dhe as do të fitojë zgjedhjet. Të paktën, duke mos i përballur me gënjeshtrat e veta të panevojshme, do t’i dëshpëronte më pak.

Pas 12 Majit, thjesht do t’ua bëjë më të këqija ditët, pasi po i gënjen për disa gjëra që mund t’i shmangte; meqë ata janë më të qartë se Sali Berisha se nuk realizohen.

Pastaj, se çfarë do të bëjnë ata, është tjetër çështje. Mbase edhe mund t’i japin të drejtë gënjeshtrave të reja të tij, duke e merituar plotësisht ta kenë kryetar derisa të vdesë. Rrugëve!