osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Tre drejtuesit kryesorë të SPAK “zbarkojnë” në fshehtësi të plotë në SHBA: Marrin në duar dosje me prova përvëluese për një grup politikanësh dhe “non gratash”

Tre drejtuesit kryesorë të SPAK “zbarkojnë” në fshehtësi të plotë në SHBA: Marrin në duar dosje me prova përvëluese për një grup politikanësh dhe “non gratash”

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë thirrur me urgjencë në fshehtësi të plotë në Uashington drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani dhe dy prokurorët e tjerë të fuqishëm të SPAK, Arben Krajën dhe Klodian Braho. Lajmin e ka dhënë ditën e djeshme juristja Brizida Gjikondi, e cila tha se prokurorët e SPAK janë thirrur atje pasi kanë në dorë shumë çështje “bombastike”.

“Unë di një informacion të fundit. Tre krerët kryesorë të SPAK, Dumani, Kraja, dhe Braho janë thirrur në SHBA. Janë atje prej ditësh. Nuk dihet se ka qenë vizitë e planifikuar. Nuk dihet gjithë ky nxitim për të shkuar atje. Këta persona, janë një treshe, që kanë jo vetëm çështjen e Gërdecit, por edhe çështje të tjera bombastike”, tha ajo.

Sipas juristes, prokurorët e lartpërmendur mendohet se janë thirrur në Amerikë për t’i nxitur që t’i japin një shkundje reale situatës dhe fenomenit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri. “Mendohet se kjo treshe është thirrur në Amerikë për t’i dhënë një shkundje reale dhe shpresëdhënëse situatës në Shqipëri”, shtoi Gjikondi.

Prapaskenat e vizitës

Kjo vizitë “blic” jep sinjale të forta. Nga ajo që ka mësuar gazeta “SOT”, brenda këtij viti pritet të tronditet politika shqiptare, pasi pritet të plotësohet kushti i fortë i Brukselit për goditjen e pushtetarëve të lartë të korruptuar që të shkohet më tej për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Drejtësia e re shqiptare që ndodhet në Uashingtoni, pritet të marrë me vete disa dosje voluminoze. Mësohet se SPAK-ut, ju është afruar informacion shtesë nga amerikanët lidhur me dosjet “përvëluese” për pushtetarët e lartë shqiptarë.

Bëhet fjalë për çështje të nxehta që përfshijnë politikanë, qeveritarë si dhe ndërlidhje të krimit të organizuar me shtetin dhe skemat e pastrimit masiv të parave të korrupsionit dhe të drogës. Kështu që pas vizitës në SHBA, pritet të kalojë në një stad tjetër lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe personave “non grata”, sikundër janë ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar se do t’i çmontojë, duke i vënë para përgjegjësisë penale.

Sinjalet për arrestime të bujshme

Kjo lëvizje e amerikanëve dhe drejtuesve të SPAK vjen në një kohë që Prokuroria e Posaçme gjatë kohëve të fundit ka marrë në pyetje shumë zyrtarë të lartë për disa hetime të nisura siç janë Kompleksi i Partizanit, Gërdeci, afera CEZ-DIA, Inceneratorët, koncesionet në shëndetësi, apo për abuzime të dyshuara në tenderë publikë. Por më kryesorja është situata e Berishës dhe Metës. SPAK është shprehur qartë më parë se në momentin që Ambasada e SHBA do të vërë në dispozicion të tyre të dhënat dhe indiciet për përfshirje të tyre në korrupsion, ata do të nisin hetimet. Por sa i rrezikuar është Berisha dhe Meta nga SPAK? Nëse shohim të gjithë zyrtarët e lartë në vend, Berisha dhe Meta janë personat që kanë më shumë kallëzime.

“Goditja” ndaj Ilir Metës

Korrupsion pasiv dhe falsifikim i formularëve janë dy veprat penale për të cilat po zhvillohen hetimet nga SPAK për Ilir Metën. Përveç informacioneve që SPAK po merr nga amerikanët në lidhje me shpenzimet e kryera nga partia e tij për lobimet me qëllim ballafaqimin e pagesave të kryera jashtë vendit me pasqyrat financiare të deklaruara në Shqipëri.

Ndërkohë që ish presidenti pritet të merret ne pyetje për të dhënë sqarimet e tij ne lidhje me këto akuza. Nga ana tjetër çështja më alarmante për Metën është ajo e ÇEZ-DIA, pasi para disa javësh ai qëndroi për 5 orë brenda SPAK duke sqaruar aferën që i ka kushtuar miliona euro dëm shtetit shqiptar. Por jo vetëm kaq, pasi në SPAK janë depozituar dhe 2 padi të tjera kundër tij. Kemi një padi të gazetarit Adriatik Doçi për korrupsion. Po ashtu avokati Idajet Beqiri e paditi për ndërhyrjet estetike, ku SPAK ka filluar hetimet prej muajsh.

Dosjet për Berishën

Deri më tani, Berisha ka qenë i paprekshëm pasi çdo çështje kundër tij është mbyllur. Por situata ka ndryshuar dhe presioni amerikan ndaj drejtësisë së re në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se në vijim pritet të shpërthejnë 4 dosje që do çojnë pas hekurave të gjithë bandën që shkaktuan vrasje, vdekje dhe grabitje masive në Shqipëri, ku mbi to shfaqet emri i Sali Berishës. Hetimet e thelluara për “Gërdecin”, “21 Janarin”, “Kompleksin Partizani” dhe “Floririn e Krrabës” prite të tronditin politikën shqiptare pasi do të shkaktojnë valë arrestimesh në nivele shumë të larta.

Inceneratorët

Ky hetim gjigant duket se ka vënë në vështirësi hetuesit shqiptarë pasi presioni politik nga ana e mazhorancës është shumë i madh, pasi i rrezikuari kryesor që mund të shkojë pas hekurave është ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Gjithashtu ai është i një lloji specifik dhe i pa bërë ndonjëherë më parë, në vendin tonë. Kjo për arsye se kemi të bëjmë me një krim financiar të kryer nëpërmjet një skeme shumë të ndërlikuar.

Edhe më herët SPAK dhe BKH, kanë kërkuar ndihmë nga homologët amerikanë me specialistë të krimit ekonomiko-financiarë. Gjithashtu mësohet se konsultimi dhe shkëmbimi i të dhënave, po përqendrohet te destinacioni fundor i qindra milion eurove të Inceneratorëve dhe zbulimin e emrave të pronarëve të vërtetë, të cilët dyshohet se janë politikanë dhe shtetarë të lartë.

Vështirësia qëndron në faktin se afera e Inceneratorëve është bërë nëpërmjet kompanive offshore dhe llogarive bankare, në vende të cilat ruajnë sekretin dhe poseduesin e vërtetë. Pikërisht në këtë fazë duket se amerikanët kanë për tu thënë shumë homologëve shqiptarë që po hetojnë këtë çështje, e cila ka bërë me dhimbje koke të gjithë personat e përfshirë në këtë aferë. / NGA ELMAS BOGDANI