osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tre arsye pse kryeprokurori Hajdarmataj duhet të ishte marrë i pandehur

Tre arsye pse kryeprokurori Hajdarmataj duhet të ishte marrë i pandehur

Tre fakte shumë të rëndësishme, si ato që rëndojnë mbi kryeprokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, do të kishin dërguar pas hekurave çdo punonjës të sistemit të drejtësisë, të çfarëdo rangu, deri dhe tek gjyqtari, prokurori, apo hetuesi. Natyrisht flitet për shtet dhe jo për një shtet prej figurinash prej kartoni.

1- Besim Hajdarmataj, me një lexim të një portali ordiner të Catanias, të paguar për të nisur një hetim ndaj ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, terrorizoi një mazhorancë, një qytetar, një deputet dhe vuri në lëvizje një shtet, për një “krim” imagjinar mes bisedash, me emra anonim, e pa asnjë lidhje me personin, të cilit i sajoi historinë e arrestimit, pa asnjë provë dhe fakt. Sot akoma nuk ka asnjë provë për ta dërguar qytetarin e thjeshtë Saimir Tahiri prapa hekurave e nëse kishte përse nuk e arrestoi?!

Ky prokuror, edhe sot e kësaj dite, nuk mundet të jepte asnjë argument e jo më fakte, ndaj kërkonte “ndihmë” duke u “rropatur” me të drejtat që i jep ligji. Me tepsinë e lypsit, kërkonte prova nga autoritetet italiane, të cilat kurrë nuk kanë përmendur, se Saimir Tahiri është i implikuar ne trafikun e drogës me grupin Habilaj. Kjo dosje rezulton e hapur, megjithëse italianët i kanë përfunduar hetimet.

2- E përmend këtë rast për të sjell në kujtesën e shtetit dhe të qytetarëve Dosjen 1241 të kokainës, së datës 24 Nëntor 2015.

Këtu nuk flitet për të mbrojtur Tahirin, por për ta kthyer shtetin në binar, e për të kuptuar se Hajdarmataj është “lojtar”  i fortë dhe i guximshëm dhe këtë e dëshmon me fakte, se si e pezulloi dosjen numur 1241 dhe 1241/1, në ngarkim të biznesmenit Arbër Çekajt. Pa i hyrë në hak Arbër Çekaj (Kuliçaj), sepse ka “fatin” që të gjitha dosjet penale në ngarkim të tij t’i bien në dorë Besimit të pabesuar, ku çdokush do të dyshoj, se nuk është rastësia mbreti i botës… që ja jep këtë mundësi.

Faktet dhe provat ilustrohen në videon e publikuar nga policia e Ekuadorit, pak momente pasi u kapën 93 kg kokainë, në një kontenier me banane, ngarkesë e porositur nga kompania shqiptare “Arbri Garden”. Komunikata e policisë së Ekuadorit, thotë për mediat, se me 24 Nëntor 2015 në portin Simón Bolívar, u zhvillua Operacioni “Catia”, pas një kërkimi nga Skuadra e Informacionit e Porteve dhe Aeroporteve nga ku u vlerësua me risk të lartë kontenieri me numër GESU9416694, që i përkiste kompanisë CEICONSA S.A. Ky kontenier kishte si vend mbërritje finale Shqipërinë, për llogari të kompanisë “Arbri Garden”. Në pjesën e sipërme të tavanit u gjetën të fshehura 82 pako, të cilat rezultuan të kishin si përmbajtie 93.3 kg kokainë.

Kapja e këtij kontenieri, bëri që administratori i firmës “Arbri Garden” të ndalohet dhe dosjen e hapur në ngarkim të tij për trafikim ndërkombëtarë droge ta hetonte Besim Hajdarmataj, e për çudi, ta pezullonte për mungesë dokumentacioni në dosjen e akuzës të dërguar nga policia e Ekuadorit dhe natyrisht firma “Arbri Garden” u shkarkua nga çdo akuzë… për mungesë provash.

Dosja e mbyllur për 92 kg kokainë, duke patur një emër të dyshuar si poseduesi i saj është një krim i rëndë, por që askënd nuk e shqetëson! Të gjithë i shqetëson dosje e hapur pa asnjë provë, me thashetheme, mes “gangosh hashashi”, që nuk mbyllet por kërkohet gjilpëra në kashtë, për të qepur kostumin e burgut, për ish ministrin më të suksesshëm të post komunizmit. Ngritja e një akuze pa asnjë provë e fakt dhe mbyllja e një akuze me prova dhe fakte, janë dy vepra të rënda penale… për cilindo prokuror.

3- Vepra e tretë penale që i ngarkohet prokurorit Besim Hajdarmataj, është shkatërrimi i aksionit për kapjen e pronarëve të vërtetë të 613 kg kokainë. Pavarësisht se çfarë flitet e përralliset nga gjithëfarë specialistësh dhe ekspertësh gjithologë, fajtori kryesor për prishjen e një aksioni policorë është grupi hetimor, i cili drejtohet nga prokurori, i mbështetur nga policia kriminale dhe është ai që udhëzon e detajon mynyrën e veprimit, për të përmbyllur me sukses hetimin dhe për të kapur në flagrancë autorët, me prova të pakundërshtueshme.

Kontenieri me banane edhe nëse është kontrolluar në Livorno, mund të ketë qenë i përzgjedhur nga destinacioni nga vinte me “risk”, por kurrë nuk kalon në skaner në tranzit. Guardia di Financa, më e shumta që ka bërë është kontrolli i arkave të bananeve dhe pasi nuk i ka rezultuar asgjë e dyshimtë, e ka plumçosur.

Kalimi në skaner bëhet në portin ku ngarkesat e kontenierëve kanë destinacionin mbërritës, nëse në qendrën e monitorimit kontenieri ka rezultuar me sinjalin e kuq dhe pasi ngarkohet në mjetin e kompanisë së transportit. Të gjitha teoritë konspirative, se u pikas këtu apo u pikas aty… janë gënjeshtra.

Zbulimi i një shtrese të dyshimtë në kontenier nga skaneri, i cili nuk gabon kurrë, kur ka sende që nuk kanë lidhje me mallin e deklaruar, ka vënë në dyshim autoritetet doganore, e ato kanë njoftuar policinë. Në momentin kur ka një informacion të rëndësishëm, policia njofton prokurorin, e cila nis një grup prokurorësh për të pregatitur dhe menaxhuar situatën. Janë pikërisht këto prokuror bashkë me kryeprokurorin Hajdarmataj, që e kanë devijuar dhe shkatërruar aksionin për kapjen e autorëve të vërtet… “bossëve të kokainës”.

Edhe polici më pa përvojë e amator do të kishte mbyllur me më shumë rezultat pozitiv këtë aksion kaq të rëndësishëm. Eshtë krejt e pakuptimtë finalizimi i aksionit në magazinën e firmës, kur këtë gjë prokuroria mund ta bënte që në portin e Durrësit. Prokurori Hajdarmataj dhe grupi i tij nuk kishin pse të nxitoheshin, por duhet të prisnin, se ku do të shkonte dhe nga kush do menaxhohej kontenieri bosh.

A ka pasur prokuroria qëllim kryesor moszbulimin e pronarëve të vërtet?! Faktet dhe provat e mëposhteme tregojnë absurditetin dhe marrëzinë e  bllokimin e këtij aksioni. Sipas rregullit, kontenieri në pronësi të kompanisë ndërkombëtare MSC, menjëherë pas shkarkimit rikthehet në portin e Durrësit dhe ringarkohet me produkte minerare ose mallra eksport dhe përshkon disa destinacione të tjera në kthim. Prokurorët nuk kishin përse nxitonin dhe duhet të prisnin deri sa i “interesuari” të sillte një specialist për të hapur dyshemen, nxjerrë kokainën dhe rimbyllur dyshemen, sepse kontenieri nuk mund të zbritet nga kamioni që e ka ngarkuar përveçse me vinçë magnetik.

Vetëm atëherë aksioni përfundonte me sukses dhe secili mbante përgjegjësitë e tij. Me plot të drejtë, Arbër Çekaj deklaron se unë jam pronari i bananeve, kurse pronari i kontenierit mund të jetë një shqiptar, por edhe një italian, maltez, hongkongas, etj, që e prisnin kontenierin në kthim duke kaluar provën. Por ishte pikërisht Hajdarmataj, që në menyrë amatore shkatërroi gjithçka, duke bërë pronar dy viktima, që me siguri nuk kanë asnjë lidhje me dyshemen poshtë bananeve dhe “milionat” e fshehura aty.

Kryeprokurori Hajdarmataj e dinte shumë mirë punën e tij, por ne na lind pyetja: Vërtet ka harruar prokurori se si kryhet një aksion i këtyre përmasave?! A e di ky kryeprokurori, se përgjegjës për mos finalizimin e një aksioni antikrim me pasoja të rënda është përgjegjësia e tij dhe i grupit të prokurorëve dhe askujt tjetër?! Nuk mund ta besojmë, se Hajdarmataj ka nxituar nga padia dhe dëshira e madhe për të parë se si do të sekuestroheshin 612 kg kokain që nuk i përkisnin “askujt”.

A është fajtor për rastin e fundit të dështimit dhe a duhet të hetohet për të dy rastet e para kryeprokurori?! Natyrisht që duhet të hetohet dhe të shkarkohet, e për këto tre arsye  nuk mund të qëndronte akoma në krye të prokurorisë së Krimeve të Renda, sepse kishte marrë  çertifikatën e “paprekshmërisë” nga opozita që sot po ulëret, si prokurori i “çeshtjes bombë” Tahiri. Këtë çertifikatë e jep vetëm një shtet i trembur dhe i frikësuar, nga bashkëpuntorët me pushtet të krimit, që pak rëndësi kanë se çfarë petku veshin, që i japin atribute vetes sa Zoti, e që ulërasin se është krim prekja e tyre./Tellalli.al