osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Trazira dhe dhunë?! Zbulohen dy skenarët e protestës së opozitës

Trazira dhe dhunë?! Zbulohen dy skenarët e protestës së opozitës

Vishet me mister protesta e opozitës, e cila do të zhvillohet nesër më 26 maj. Teksa kreu i PD, Lulzim Basha dhe njerëz pranë tij kanë deklaruar se protesta do të jetë paqësore, nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe tensione.

Ditën e djeshme Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesën në Policinë e Tiranës për protestën e 26 majit. Por mësohet se PD nuk ka përcaktuar kohën se kur do të mbyllet kjo protestë dhe se në kërkesë është shënuar vetëm orari i fillimit të saj, si dhe vendi ku do zhvillohet.

Kjo u bë e ditur edhe nga burime pranë policisë së kryeqytetit, të cilët pohuan se në kërkesën e demokratëve theksohet se protesta fillon ditën e shtunë në orën 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e kombit”, duke mos bërë të ditur përfundimin e saj.

Mirëpo, gazeta “Sot” ka zbuluar disa detaje, sa i takon asaj ç’ka pritet që të ndodhë nesër gjatë tubimit të opozitës. Sipas informacioneve, dy janë skenarët që do të aplikojë opozita në lidhje me protestën.

Mësohet se nëse gjatë protestës vihet re një prani e madhe njerëzish, opozita mund të ngujohet para selisë së Kryeministrisë, veprim ky që sipas tyre, mund të ndikojë në vendimmarrjen e qeverisë, ku kjo e fundit të reflektojë në lidhje me kërkesën për dorëheqjen apo shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Megjithatë, ende nuk është vendosur asgjë, pasi sot pritet që Basha t’ju dërgojë një udhëzim gjithë degëve të PD në lidhje me organizimin dhe axhendën e protestës, pasi janë të painformuara.

Nga ana tjetër, gazeta mësoi se skenari i dytë i opozitës është edhe mundësia e rrethimit të Ministrisë së Brendshme, kjo për faktin se drejtues i këtij institucioni është personi që minoranca kërkon medoemos dorëheqjen e tij. Madje, sipas burimeve mësohet se gjatë qëndrimit të protestuesve të opozitës para godinës së ministrisë, mund të ketë edhe një përsëritje të protestës së 8 dhjetorit të vitit 2015, kohë kur u dogj bunkeri dhe u hodhën sende dhe gurë jovetëm ndaj Ministrisë së Brendshme, por edhe institucioneve pranë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare.

Kësisoj nuk përjashtohet mundësia e tensioneve të mundshme mes protestuesve dhe policisë. Pra këto opsione të aplikuara nga opozita, lënë të nënkuptojnë se protesta mund të zgjasë disa ditë. Megjithatë, mbetet për t’u parë nesër se çfarë do të ndodhë më konkretisht.