Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë vendim për t’i vendosur masa drastike udhëtrëve që duan të hyjnë në Kosovë përmes doganës së Morinës.
Dhjetëra qytetarë të zonave rreth doganës së Morinës në Kukës protestuan sot kundër vendimit të qeverisë së Kosovës se për të kaluar kufirin është e domosdoshme doza e tretë e vaksinës.
Ata thonë se ky vendim është i padrejtë dhe se nëpërmjet këtij vendimi cënohen lëvizjet e tyre të cilat kanë qëllime pune, shëndetësore dhe familjare.
Ndërkohë organizatori i protestës thotë se me dy doza vaksine janë të lirë të udhëtojnë kudo, ndërsa mes kufrit Shqipëri-Kosovë kërkohet një e tretë, gjë e cila nuk duhet të ekzistojë.
Të shtunën qeveria e Kosovës mori një vendim ku thuhet se çdo person i cili hyn në territorin e Kosovës duhet të posedojnë certifikatën e tri dozave të vaksinave kundër coronavirusit ndërsa për të gjithë ata të cilët kanë vetëm dy doza të vaksinës duhet të posedojnë edhe testin RT-PCR të bërë 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare.