Alavesh do të përballet ndaj Granadas në mbrëmjen e sotme. Kjo është një përballje direkte mes dy ekipeve që kërkojnë të ngjiten në elitën e futbollit spanjoll.
Para kësaj ndeshje, trajneri i Alavesh, Luis Garcia, duket se i ka marrë mirë masat dhe i ka kushtuar jo pak vëmendje Myrto Uzunit.
Tekniku i ekipit spanjoll e ka ngritur në qiell lojtarin e Kombëtares.
“Ndeshjet vendosen nga episode të caktuara. Myrto Uzuni është lojtari më vendimtar dhe më i mirë i kampionatit tonë deri tani.
Te Granada varen nga frymëzimi i Myrto Uzunit, mejgithëse kanë lojtarë të tjerë të mëdhenj”, tha Garcia.