osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Trajneri i ri i Brazilit: Unë dhe gruaja ime, të sëmurë me kancer. Parajsa dhe ferri në futboll, vetëm një hap larg

Trajneri i ri i Brazilit: Unë dhe gruaja ime, të sëmurë me kancer. Parajsa dhe ferri në futboll, vetëm një hap larg

Doríval Junior është tashmë një realitet në krye të kombëtares braziliane të futbollit. Trajneri u prezantua në një konferencë për shtyp, në të cilën pritës ishte presidenti i CBF, Ednaldo Rodrigues. Pas largimit nga Sao Paulo, ai merr drejtimin e “Canarinha” pa humbur kohë, duke menduar për “Copa América” 2024, që fillon në qershor.

Në fjalët e tij të para si trajner i pesë herë kampionëve të botës, Dorival Júnior dhe një mesazh emocionues, në të cilin rishikoi vështirësitë e përjetuara në vitet e fundit: “Është një kënaqësi, jam i prekur sinqerisht pas gjithçkaje që kam përjetuar, gjithçka që kam kaluar.

Dhe sidomos në gjashtë, shtatë vitet e fundit, duke kapërcyer dy momente vështirësish të shumta brenda shtëpisë sime, familjes time. Gruaja ime u prek nga një kancer shumë agresiv, më pas u diagnostikova edhe unë. Kjo më bëri edhe më të fortë, arrita të rishqyrtoj disa aspekte të karrierës sime”.

Trajneri gjithashtu bëri një bilanc të përvojës së tij të rëndësishme dhe kishte një mesazh kujtimi për Fernando Diniz, i shkarkuar kur Rodrigues mori sërish drejtimin e CBF: “Sot festoj 20 vite si trajner. Unë kam qenë joaktiv për katër deri në pesë vite gjatë kësaj periudhe.

Kam fituar 14 tituj, jam dy herë nënkampion i Brazilit, me Santos më 2016 dhe me Flamengo më 2018. Është një karrierë të cilës i jam përkushtuar që në fillim, me trup dhe me shpirt. Nuk e imagjinoja që kjo mund të ndodhte në një kohë si kjo, veçanërisht sepse këtu ishte një miku im i madh, Fernando, të cilin e vlerësoj dhe e respektoj shumë”.

Ai u shpreh vetëkritik për momentin që Brazili po përjeton dhe supozoi se vjen me detyrimin për të fituar sërish: “Jam këtu duke përfaqësuar kombëtaren më të suksesshme në planet, atë që frymëzon shumë njerëz në mbarë botën. Prandaj kemi detyrimin të fitojmë sërish.

Futbolli brazilian është shumë i fortë, e rishpik veten. Kombëtarja jonë do ta kalojë momentin negativ. Kjo periudhë e fundit duhet të shërbejë si mësim, që të gjejmë një rrugë të re. Ne kemi mësuar me futbollin brazilian rrugën drejt fitores, duhet ta gjejmë atë moment përsëri”.

Sigurisht, trajneri u pyet për Neymar dhe në përgjigjen e tij la dy mesazhe shumë të kundërta: “Brazili duhet të mësojë të luajë pa Neymar, sepse tani ai ka një lëndim. Ne kemi një nga tre lojtarët më të mirë në botë, pas rikuperimit do të bazohemi tek ai”.

Megjithatë, të dy përkuan te Santos dhe marrëdhënia nuk ishte e mirë. Gjithashtu, për këtë ai është përgjigjur: “Nuk kam asnjë problem me Ney. Përmasat që mori ajo situatë ishte joproporcionale. Pas asaj ndeshjeje, ne tashmë po flisnim. Bordi i Santos mori një vendim dhe unë e respektova atë. Por sa herë që takoheshim, ishte një situatë pozitive. Futbolli është shumë dinamik. Parajsa dhe ferri janë vetëm një hap larg”.

Ai e njeh vështirësinë që po kalon Brazili, por u shpreh optimist për të ardhmen: “Momenti ynë është i vështirë, por asgjë e pamundur. Çdo vëzhgim që mund të na ndihmojë do të jetë i mirëpritur. Jemi të hapur për çdo kontakt të mundshëm. Unë po llogaris te të gjithë ju që ta bëjmë futbollin brazilian edhe një herë të mrekullueshëm”.