Të paktën 21 persona, mes tyre 14 fëmijë kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë në kampin e refugjatëve Jambaliya në Rripin e Gazës, sipas një deklarate te zyrtarëve palestinezë.
Dëshmitarët raportuan se kishin dëgjuar britma nga njerëzit e bllokuar por nuk ishin në gjendje t’i shpëtonin për shkak se ndërtesa ishte e përfshirë nga flakët.
Kampi i refugjatëve Jabaliya është një nga tetë në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë njerëz dhe një nga zonat më të populluara në botë.