Futbolli goditet herë pas here nga ngjarje dramatike që ndodhin në fushën e lojës. Rastet e përsëritura të infarktit janë më “në modë”, por së fundmi vjen dhe një rast I vecantë e ndodh nga goditja e topit të futbollit. Këtë herë lajmi tragjik vjen nga Kroacia, ku ka humbur jetën futbollisti 25-vjecar Bruno Boban, i cili luan në divizionin e tretë në Kroaci.
Lojtari në fjalë humbi ndjenjat në fushë 15 minuta pas fillimit të takimit mes Marsonias dhe Pozega Slavonija. Sikurse bëjnë të ditur mjekët kroatë, Boban ra përdhe pasi u godit me top në gjoks. Edhe pse mjekët i erdhën menjëherë në ndihmë, duke e transportuar shumë shpejt në spital, pas 40 minutash ai ndërroi jetë. Futbolli kroat në tërësi është shokuar nga kjo ngjarje.