1xbet betist supertotobet
konya escort
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Tragjike! Shtyhet Barcelona – Osasuna! Gjendet i pajetë mjeku 40 vjeçarë i katalanasve

Tragjike! Shtyhet Barcelona – Osasuna! Gjendet i pajetë mjeku 40 vjeçarë i katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës e vlefshme për raundin e 27-të në La Liga dhe e programuar për të nisur në orën 21:00 (8 mars), është shtyrë për shkak të një ngjarje tragjike.

Carles Minarro Garcia (40 vjeç), mjeku i Barcelonës është gjetur i pajetë pasditen e së shtunës në hotelin ‘Gran Melià Torre Melina’, teksa skuadra ishte në stërvitje. Arsyet ende nuk bëhen të ditura. Prestigjozja Cadena Ser raporton se kanë qenë vetë lojtarët e Barcelonës që kanë kërkuar të shtyhet ndeshja për shkak të këtij lajmi.

Dy skuadrat mbërritën në stadiumin ‘Montjuïc’ në kohën e rënë dakord dhe dhanë formacionet e tyre, por asnjë anëtar i skuadrës së Barçës nuk doli për nxehmje. Gjithçka pasi u mësua vdekja e Carles Minarro. Dy klubet ranë dakord dhe Osasuna e pranoi shpejt shtyrjen, teksa më pas njoftoi arbitrin, i cili nuk kundërshtoi.

Pas lajmit të rëndë ka reaguar edhe vetë klubi i Barcelonës përmes një postimi në rrjetet sociale.

“FC Barcelona me keqardhje njofton lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mjekut të ekipit të parë, Carles Minarro García, pasditen e sotme. Për këtë arsye, ndeshja mes FC Barcelona dhe CA Osasuna është shtyrë për një datë të re.

Bordi i Drejtorëve dhe të gjithë punonjësit e FC Barcelona dëshirojnë të shprehin ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe miqtë dhe të ndajnë ngushëllimet e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë”, njofton Barcelona.

Carles Minarro ishte 40 vjeç. Ai iu bashkua ekipit të parë të Barcelonës këtë sezon nga skuadra e futsallit. Ai iu bashkua klubit në vitin 2017 pas gjashtë vitesh si ndihmës doktor në Njësinë e Asistencës dhe Parandalimit Sportiv në ‘Centre d’Alt Rendiment de Sant Cugat’.