Ka ndërruar jetë në spital një tjetër shtetas shqiptar pasi mbeti i lënduar nga zjarri në Athinë. Ambasada shqiptare në Athinë ka konfirmuar se Viktor Seko, 59 vjeç nga Narta.
Shtetasi shqiptar që ndërroi jetë ditën e sotme bëhet viktima i 87 i konfirmuar i vdekur deri tani, ndërsa është i dyti shqiptar.
Në morgun e Athinës, është në përfundim procesi i dhënies së kampioneve të ADN-së, ndërsa ekspertët thonë se deri pasditen e së shtunës do të kenë mbaruar identifikimin e një pjese të mirë të 86 trupave të gjetur.
Problem mbeten mbetjet mortore, pasi shumë pjesë trupash janë gjetur të shpërndara në zonë si edhe trupat e karbonizuar, mbi të cilët është e vështirë të kryhen analiza.
Autoritetet greke, deklaruan se pas identifikimit të viktimave, familjarët mund t’i tërheqin trupat për të organizuar varrimet që do të paguhen nga shteti.