Nuk ka fund dhimbja për familjen Preka, ku pas vdekjes tragjike të Edmond Prekës dhe tre fëmijëve të tij, babai i këtij të fundit ka përfunduar në spital.
Kjo pasi 68-vjeçari ka pësuar infarkt gjatë ditës së djeshme, kur mësoi vdekjen e vajzës 10-vjeçare të së birit, duke çuar në katër numrin e viktimave shkruan Noa.al.
I moshuari nuk e ka përballuar dot dhimbjen e katërfishtë, duke pësuar dy goditje në zemër njëra pas tjetrës.
Ditën e sotme pritet të përcillet në banesën e fundit e vogla Noemi, e cila do të prehet në banesën e fundit, dy ditë pas ceremonisë mortore të të atit, motrës dhe vëllait.
Aktualisht në spital ndodhet bashkëshortja e Edmondit dhe nëna e tre fëmijëve të ndjerë 36-vjeçarja Evisa Preka, të cilës nuk i kanë thënë asgjë për tragjedinë që ka ndodhur.
Madje nga salla e reanimacionit në spitalin e Shkodrës, ajo u kërkon mjekëve dhe infermierëve që të kujdesen për fëmijët dhe bashkëshiortin, pasi ajo është më mirë.
Ditën e djeshme u nda nga jeta edhe vajza 10-vjeçare e familjes Preka, Noem Preka, e cila ishte fija e fundit për të pasur shpresë nga familja e Edmondit.
Ajo ishte në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore pas aksidentit ku humbën jetën babai, vëllai dhe motra e saj. Vdekja e 10 vjeçares në Urgjencën e Shkodrës çoi në katër numrin e viktimave nga familja Preka.
E vetmja e mbijetuar nga kjo familje si pasojë e aksidentit tragjik është gruaja e Edmond Prekës, Evisa. 36-vjeçarja është në gjendje të rënduar por jashtë rrezikut për jetën sikurse edhe Ndrekë Gjergji e Sokol Mullaj, personat që udhëtonin në mjetin tjetër me të cilën u përplasën.