Të paktën 44 njerëz kanë vdekur pasi një traget që mbante qindra njerëz është përmbysur në liqenin Viktoria, në Tanzani.
Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se numri i personave që u mbytën mund të jetë shumë më i madh, pasi trageti mund të kishte 400-500 veta.
Trageti MV Nyerere u përmbys pranë bregut midis ishujve të Ukora dhe Bugolora. Mendohet se anija e mbingarkuar u përmbys kur turma në bord u zhvendos në njërën anë, ndërsa ai po ankorohej.
Deri tani 100 vetë janë shpëtuar, ndërsa 32 janë në gjendje kritike.
Mbytjet e anijeve janë të shpeshta në Tanzani, pasi tragetet mbushen më shumë sesa norma.