Numri i viktimave nga shpërthimi në një minierë në Turqinë Veriore ka shkuar në 14, ndërsa 21 kanë mbetur të plagosur.
Informacioni i parë fliste për rreth 50 të bllokuar në thellësi të madhe.
Llogaritja fillestare ishte se 14 punëtorë u shpëtuan pas incidentit. Në momentin e ngjarjes tragjike, në minierë ishin 87 punëtorë.
Në pamjet e transmetuara nga kanalet televizive turke, të afërmit e minatorëve shikojnë përpjekjet e shpëtimtarëve. Disa punëtorë u nxorën dhe u dërguan me barela në ambulanca. Sipas guvernatorit të provincës, tetë arritën të dilnin vetë nga galeritë.
https://twitter.com/gchahal/status/1580976379302027264?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1580976379302027264%7Ctwgr%5Eed94f85a3f53dfe99caadf6b3192c68942933293%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fsot.com.al%2Fbota%2Ftragjedia-e-rende-shkon-ne-14-te-vdekur-dhe-21-te-plagosur-bilanci-nga-shpe-i542693