Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nga Bullgaria ku arriti me shpejtësi për shkak të tragjedisë së tmerrshme me 45 viktima në autostradën Struma u shpreh se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat e vendosur në spitalin “Pirogov”.
“Ai më tha se ka dëgjuar eksplodim. Ai dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë i kanë thyer dritaret e autobusit dhe kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë.
Viktimat e tragjedisë janë njerëz të vegjël të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe” tha Zaev.
Në këtë fazë nga autoritetet maqedonase nuk pritet hetim paralel.
“Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të shohim t’u ndihmojmë të lënduarve”, tha Zaev, transmeton TV21.
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka mbërritur në “Pirogov”, aty ku janë shtruar të plagosurit në aksidentin e rëndë, ku par marrjes flakë të autobusit humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, në autostradën e Strumës, Bullgari.
Osmani ka folur për mediat bullgare dhe ka thënë se, udhëtarët janë shumica e viktimave janë të rinj, dhe nga Shkupi, duke qenë se autobusi me të cilin udhëtonin ishte e një agjencie turistike të kryeqytetit.
Gjithashtu, sipas tij, ata kanë shfrytëzuar ditën pushim, që u dha për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.