Altin Hoti humbi jetën në një aksident tragjik me makinë, që përfundoi në një kanal në Portogruaro, së bashku me të fejuarën e tij, Gulia dhe shokun, Egli Gjeci, mëngjesin e kësaj të premte.
Një fat tragjik që e bashkon me vëllain e tij, i cili po ashtu vdiq në Portogruaro, në një aksident rrugor. Admir Hoti, 19 vjeç vdiq në muajin maj në një aksident rrugor. Ai po udhëtonte në automjet së bashku me të babain e tij kur u aksidentua dhe përplasja rezultoi fatale për 19-vjeçarin.
Ngjarja tragjike ku vdiq Admir Hoti ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 10 majit dhe në aksident u përfshinë dy makina.
Baba e bir po udhëtonin me një mjet tip Fiat kur 19-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës pranë një kthese. Një Chevrolet po vinte në drejtim të kundërt, drejtuesi i të cilit u përpoq të shmangte përplasjen duke përfunduar në barrierën anësore të rrugës.
Por përplasja ishte e pashmangshme dhe Fiati u nda në dysh. Si pasojë e aksidentit humbi jetën 19-vjeçari. Tre të rinjtë që shikoni në foto janë 3 viktimat e aksidentit tragjik në Itali: Giulia di Tillio, 21 vjeçe, banuese në Portogruaro, Egli Gjeci me origjinë shqiptare dhe po ashtu banuese në Portogruaro dhe Altin Hoti, 22 vjeç shqiptar nga Kosova, banues në Concordia Sagittaria.