Lufta mes Izraelit dhe Hamasit duket se tashmë, në ditën e katërt ka marrë përmasa serioze.
Mediat ndërkombëtare informojnë se kanë gjetur trupat e 1500 militantëve të Hamasit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga ushtria izraelite. Mësohet se trupat e pajetë janë gjetur rreth Rripit të Gazës.
Ushtria gjithashtu thekson se të gjitha komunitet izraelite pranë Rripit të Gazës janë evakuar.
Agresioni Izrael-Palestinë ka hyrë në ditën e tij të katërt.
Më shumë se 137,000 njerëz po strehohen nga sulmet izraelite në strehimoret e OKB-së në Gaza. Strehëzat janë me kapacitet 90%, tha agjencia e ndihmës e OKB-së.