osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Tragjedi në Turqi! Përfshihet nga flakët një hotel në provincën Bolu: Humbin jetën 66 pushues, plagosen 51 të tjerë, arrestohen 4 persona

Tragjedi në Turqi! Përfshihet nga flakët një hotel në provincën Bolu: Humbin jetën 66 pushues, plagosen 51 të tjerë, arrestohen 4 persona

Zjarri që shpërtheu në orët e para të së martës në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya të provincës Bolu, Turqi, rezultoi me vdekjen e 66 personave dhe plagosjen e 51 të tjerëve. Videot e telefonave celularë kapën skena tronditëse, me vizitorët që lidhnin çarçafë për t’u zbritur nga dritaret, ndërsa të tjerët bërtisnin për ndihmë. Dy nga viktimat u vranë pasi u hodhën nga ndërtesa në panik, tha guvernatori.

Baris Salgur, një punonjës në një hotel aty pranë, përshkroi se kishte dëgjuar zëra dhe ndihmonte për të shpëtuar njerëzit.

“Pashë njerëz që bërtisnin nga dritaret. Para se të arrinte zjarrfikësja, dy gra u hodhën nga katet e sipërme ”, tha ai.

Instruktori i skive Nejmi Kepcetutan tha se ai ndihmoi në shpëtimin e rreth 20 vizitorëve. Ai tha tymi ishte mbytës dhe njerëzit e kishin të vështirë të gjenin daljen e emergjencës. Detaje tragjike dhanë edhe dëshmitarë të tjerë, si Ali Atmaja, i cili po përpiqej të ndihmonte ata që hidheshin nga dritaret për t’i shpëtuar zjarrit.

“Ne vendosëm shtresa, me gjithë përpjekjet tona na humbën shumë jetë para syve”, tha ai.

Prokuroria e Bolou nisi menjëherë një hetim gjyqësor, duke caktuar gjashtë prokurorë dhe një ekip ekspertësh prej pesë anëtarësh për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Sipas mediave turke, në kuadër të hetimeve janë arrestuar 4 persona, mes të cilëve edhe pronari i biznesit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan shprehu keqardhjen e tij të thellë, duke siguruar se hetimi do të vazhdojë pa ndërprerje për të caktuar përgjegjësinë. Zjarri përkoi me pushimet e shkollës, kohë kur shumë familje vizitojnë qendrën e skive për aktivitete dimërore. Në momentin e ngjarjes në hotel ndodheshin 234 persona.

Zjarri ra rreth orës 3:30 të mëngjesit me kohën lokale, kur shumica e banorëve ishin në gjumë. Në përpjekje për tu evakuuar, disa banorë lidhën çarçafët së bashku për të bërë një litar që e përdorën për të zbritur në një kat më të ulët, treguan pamjet video.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. Pamjet televizive treguan tym që dilte nga një ndërtesë e përshtatur nga male të mbuluara me borë. Dhjetra ekipe shpëtimi dhe zjarrfikëse u dërguan në zonë nga qytetet përreth. Zjarri ka rënë në katin e restorantit dhe ndërsa në hotel ndodheshin 234 persona.

https://twitter.com/i/status/1881682115638792400