Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Selanik. Mësohet se një 15-vjeçar është qëlluar me plumb në kokë nga një bashkëmoshatar, duke ndërruar jetë menjëherë.
Ngjarja ndodhi në banesën e autorit, i cili i tha 15-vjeçarit se do t’i tregonte armën e të atit.
Sipas informacioneve, 15-vjeçari që qëlloi shokun e tij, fillimisht ka pohuar se viktima kishte rënë pa ndjenja pasi kishte goditur me kokë një cep tavoline, por vetëm pak minuta më parë pranoi se e kishte qëlluar me plumb në kokë.
Sakaq, në pranga ka rënë autori i ngjarjes dhe babai i tij. Mësohet se të dy djemtë kanë qenë shokë të ngushtë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota sesi ndodhi ngjarja, por dyshohet në mënyrë aksidentale.
Në momentin e ngjarjes prindërit e 15-vjeçarit kanë qenë në punë dhe ngjarjen e kanë mësuar nga fqinjët.